Arkiva e lajmeve
                   

JANË PREZANTUAR POTENCIALET TURISTIKE TË MEDVEGJËS

17. tetor 2017.

Medvegjë – Organizata Turistike e komunës së Medvegjës ka marrë pjesë në Festivalin e 50-të Ndërkombëtar të Turizmit në Novi Sad.

Organizata për vizitorët e interesuar u ka prezentuar potencialet turistike të Medvegjës, apo turizmin e banjove, turizmin e pushimit aktiv dhe turizmin rekreativ. Përveç promovimit të destinacionit më të madh turistik të Rrethit të Jabllanicës, Banjës së Sijarinës, për herë të parë është promovuar edhe destinacioni i ri i komunës së Medvegjës “Ujëvara e Vërbër”, e cila ndodhet 8 kilometra nga Medvegja dhe po aq distancë nga Banja e Sijarinës.

Në panairin e turizmit kanë marrë pjesë 170 ekspozues nga 10 vendet, dyfish më shumë se vieteve të kaluara. Edhe numri i vizitorëve të panairit është rritur për 30%, për dallim nga viti i kaluar.

Burimi: Dnevnik Juga dhe Trupi Koordinues