Arkiva e lajmeve
                   

JANË PARAQITUR PROGRAMET ZHVILLIMORE AGRARE

12. maj 2014.

Bujanoc -  Në panairin e shtatë ndërkombëtar për bujqësi dhe investime potenciale, i cili është mbajtur në Bujanoc nga 9 deri 11 Maji,  janë paraqitur programet agrare prodhuese dhe zhvillimore kryesisht nga Bujanoci, e më pastaj nga Serbija Juglindore, mirëpo edhe nga Kosova dhe Metohia, Maqedonia dhe Shqipëria.  

„Kemi vendosur për zhvillim të shpejtë të komunës dhe për këtë arsye janë këtu përfaqësuesit e odës ekonomike të jugut të Serbisë dhe rajonit“, ka theksuar në hapjen e panairit, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Sipas fjalëve të Arifit, roli i panairit është tërheqja e investitorëve të huaj në Bujanoc dhe në jugun e Serbisë në mënyrë që të rritet punësimi i të rinjëve.

Mbajtjen e panairit e ka ndihmuar Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës, ndërsa e ka përkrahur edhe ambasada e Austrisë në Beograd. Ambasadori i Austrisë, Xhon Igner, ka theksuar se investitorët austriak presin përmisim të kushteve biznesore në Serbi. Ai gjithashtu ka deklaruar se Austria për më shumë se një dekadë përkrah zhvillimin e jugut të Serbisë dhe me inicimin e Agjensionit Austriak për Zhvillim është themeluar Qendra për Zhvillimin e Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. 

Goran Joviq, kryetari i Odës Ekonomike të Leskocit, ka thënë se me bashkëpunimin e përfaqësuesve të odave ekonomike rajonale e lehtësojmë biznesin, me të cilën do të përmisohet gjendja ekonomike e njerëzve nga kjo zonë.

Në panairin e këtij viti në Bujanoc, kanë ekspozuar rreth 60 prodhues dhe biznismen agrar rajonal. Është paraqitur edhe prodhimi i ushqimit organik. Mirëpo, kanë munguar prodhuesit makinerive bujqësore, e që viteve të kaluara i kishte interesuar shumë bujqëve.

Burimi: Rishikimi ekonomik dhe Trupi Koordinues