Arkiva e lajmeve
                   

JANË KONFISKUAR MË SHUMË SE GJYSMË TONË DUHAN

13. janar 2015.

Preshevë – Policia në fshatin Rahovicë të Preshevës, në veturën me targa të Bujanocit, ka zbuluar dhe konfiskuar rreth 600 kilogram të duhanit të papërpunuar pa dokumentacion përcjellës.  

Vozitësit dhe shoqëruesit të dyshuar me iniciale F.O dhe M.O, i’u është caktuar mbajtje policore  përshak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të tregëtisë ilegale. 

Ata përmes kallëzimit penal do t’i dorëzohen zëdhënësit të prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vranjë.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues