Arkiva e lajmeve
                   

JANË KONFISKUAR CIGARET

8. dhjetor 2014.

Medvegjë – Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se policia në Medvegjë ka ndaluar automobilin me tabela të regjistrit të Borit, të cilin e kishte drejtuar një mashkull (1961), nga Majdanpeku, i cili ka tentuar që t’a djeg veturën kur është ndaluar.

Policia e Tërstenikut ka arritur që t’a shuaj zjarrin dhe me kontrollimin e veturës janë zbuluar 580 kuti të cigareve të ndryshme.

Policia përmes vërtetimit përkohësisht ka marrë automobilin dhe cigarette, si dhe shumën e madhe të të hollave në valuta të ndryshme, ndërsa në banesën e të dyshuarit në Majdampek, janë zbuluar edhe 106 kuti të cigareve.

I dyshuari do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Tërstenik ndërsa kundër tij do të ngrihet vepër penale përshkak të egzistimit të dyshimit që ka kryer vepër penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe tregëtisë të ilegale, thuhet në kumtesë.

Burimi: FoNet dhe Trupi Koordinues