Arkiva e lajmeve
                   

IVANOVIQ: KEMI SHPËRNDARË 600 PAKO DHE 100 THASË MIELL NGA BUXHETI DHE DONACIONET TJERA

27. prill 2020.

Medvegjë – Goran Ivanoviq, nënkryetari i Komunës së Medvegjës i cili gjithashtu drejtoi Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme tha se 600 pako humanitare dhe 100 thasë miell  janë shpërndarë në territorin e komunës së Medvegjës të cilat janë financuar nga buxheti lokal.

"Komuna e Medvegjës së pari shpërndau 500 pako për pensionistët dhe personave të rrezikuar socialë ndërsa Këshilli Komunal i komunës së Medvegjës ndau 900.000 dinarë për blerjen e tyre," tha Ivanoviq.

“Secila pako kishte dy kilogram sheqer dhe miell, dy litra vaj, një kilogram kripë, dy pako makarona dhe gjashtë konzerva.Në kontigjentin e dytë, kemi blerë nga këto fonde dhe  njëqind pako dhe  100 thasë miell nga 25kg.Kjo është gjithsej 600 pako dhe njëqind thasë miell, "tha Ivanoviq.

Ai gjithashtu tha që vlera e secilës paketë ishte rreth 1.350 dinarë.

U shpërndanë edhe 65 paketa të tjera, të cilat ishin donacion i parë  i Kompanisë Auto Moto "Ivanoviq" (50)   dhe kompanisë  Pvetkoviq" (15), 50 pako u dhuruan nga kompania "Zlatni trag", si dhe 250 pako nga  qumështorja  Shabac, përkatësisht miniera   "Lece", "tha Ivanoviq.

Burimi: Jugpress dhe Trupi Koordinues