Arkiva e lajmeve
                   

INVESTITORI I KRYEN TË GJITHA NË NJË SPORTEL

15. mars 2011.


Bujanoc – Shaip Kamberi, kryetarë i komunës së Bujanocit deklaroi se Bujanoci bënë pjesë në një grup të vogël komunash në Serbi të cilat kanë përfituar Sertifikatin ose vërtetimin e standardeve të cilat janë të gatshme dhe të përshtashme për investime.

,,Kemi procedura të thjeshta, kështuqë investitori me ardhjen e tijë në një sportel të qendrës së asistencës merr lejen për realizimin e punës së tijë, leja ipet me procedurë shumë të shkurtë, dhe se të gjitha formularët e nevojshëm janë në dispozicion edhe përmes internetit. Komuna e Bujanocit, si komunë me klimë të volitshme për afarizëm, nuk i ka shtrenjtuar në mënyrë drastike taksat komunale në tre vitet e fundit dhe është e gatshme të ndihmojë rreth sigurimit të profileve të punëtorëve dhe se për këtë organizohen aktivitete të përbashkëta promotive. Më i rëndësishëm është dialogu dhe bashkëpunimi i qeverisjes lokale dhe asaj republikane, institucioneve dhe ekonomisë, në mënyrë që të krijohet një ambient i cili do të mundësojë lehtësimin e afarizmit.

Mendoj se në një tavolinë me investitorët potencial të cilët më së tepërmi iu drejtohen ministrisë dhe agjensioneve, duhet të jenë të pranishëm edhe kryetarët e komunave, të atyre komunave të zhvilluara por edhe të atyre komunave më pakë të zhvilluara, në mënyrë që me një konkurencë të mirëfillt të vijë deri te zgjidhja e cila do të ishte në të mirë për të gjitha pjesët e vendit’’.