Arkiva e lajmeve
                   

INTERVISTA E PROF. DR ZORAN STANKOVIQ PËR TË PËRDITSHMEN KURIR

27. mars 2020.

Është e vështirë të thuash saktësisht se si vret korona, ose saktësisht çfarë i bënë organizmit, është e vështirë të thuhet sepse vendimi i Organizatës Botërore të Shëndetit është që të mos kryehet autopsia e të vdekurve nëse shkaku i vdekjes është koronavirusi, por duhen të bëhen teste të posaçme.

Sipas vendimit të OBSH-së, as në Serbi nuk po kryhen autopsitë e të vdekurve, siç ka deklaruar Zlatibor Lonçar.

Prof. dr Zoran Stankoviq, ish-ministër i shëndetësisë, thotë se është në dijeni për vendimin e OBSH-së që tani të digjen trupat e të vdekurve, mirëpo pa autopsi nuk do të jetë e mundur të jepet një vlerësim më i detajuar i asaj se çka bën virusi në trupin e një personi të shëndetshëm dhe personave me sëmundje kronike.

"Ajo që kanë gjetur kolegët kinezë deri më tani, të cilët bënë 12 autopsi në Wuhan, është se mushkëritë e infektuara janë përplot me gëlbazë të mukozës. Prandaj, qarkullimi i oksigjenit është pothuajse e pamundur në trupat e këtyre individëve. Dhe kur trupi nuk merr oksigjen të mjaftueshëm, atëherë të gjithë organet nuk funksionojnë - truri, zemra dhe të tjerët - shpjegon ky ekspert", tha Stankoviq.

Prandaj, shtoi ai, duhet të formohet megjitatë një ekip që do të bëjë  autopsi, sepse kjo është mënyra e vetme për të marrë informacionin e nevojshëm për të gjithë ekspertët e tjerë, të cilët tani po punojnë për të bërë një vaksinë ose trajtimin e pacientëve.

 

"Për shembull, te pacientët me diabet, pacientë kardiovaskular dhe të tjerë kronikë, imuniteti i të cilëve është dobësuar, kur mushkëritë dëmtohen aq shumë, atëherë ndodhin rezultatet më të rënda të sëmundjes, sepse organet e tjera nuk mund të funksionojnë nëse mushkëritë janë në kolaps", tha Stankoviq.

Sipas tij, është e nevojshme të krijoni një ekip njerëzish që do të kryejnë autopsi për të studiuar sjelljen e virusit në trup.

"Ato duhet të bëhen gjithashtu te njerëzit që nuk kanë pasur sëmundje kronike për të parë se çfarë po bën virusi në trup, a shkakton ndryshime në mushkëri apo organe të tjera dhe cilat janë ato. Kjo është mënyra e vetme. Çdo gjë tjetër është një tregim i bazuar në testimet laboratorike. Autopsitë kanë qenë të rrezikshme gjatë gjithë kohës. Mjekësia kërkon veprim, dhe jo pritje, ”tha Stankoviq.

Burimi: Kurir dhe Trupi Koordinues