Arkiva e lajmeve
                   

INTEGRIMI I PAKICAVE PROÇES PA FUND

19. shkurt 2014.

Preshevë – Kryetari i organizatës joqeveritare “Forumi për mardhënie ndërentike”, Dushan Janjiq ka deklaruar se përfaqësuesit shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci kanë treguar gadishmëri që në një formë të vazhdojnë dialogun me Qeverinë e Serbisë.

Janjiq ka deklaruar se shqiptarët në truezën e rrumbullakët në Preshevë të dedikuar për avancimin e politikave të pakicave në Serbi kanë treguar gadishmëri “që të arrihet ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e problemeve në Preshevë dhe Bujanoc dhe që ato probleme të hiqen nga rendi i ditës”.

Janjiq ka përmendur se në truezën e rrumbullakët nuk është diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare, të cilat zgjedhje i kanë bojkotuar pesë partitë shqiptare nga Presheva dhe Bujanoci, mirëpo u diskutua për problemet të cilat PDD-ja e Halimit ka rreth regjistrimit të nënshkrimeve.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka thënë se ai nuk mund ta kuptoj vendimin e liderëve shqiptar për bojkot të proçeseve të cilat kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve të komunitit të tyre.

 “Gjithçka që punojmë është e rëndësishme, përveç dialogut dhe dhënies së infromatave të sakta. Në një mbledhje me ambasadorët në Beograd është thënë se Sërbia asgjë nuk bënë për shqiptarët nga jugu i Serbisë dhe se ai diskriminim shihet edhe në atë se nuk mund të bëhët nostrifikimi i diplomave nga Kosova dhe Metohia dhe Univerzitetit të Tetovës dhe se ka 400 kërkesa të pazgjidhura. Kam kontrolluar këtë dhe është parë se të dhënat janë tërësisht tjera, janë parashtruar 317 kërkesa për nostrifikim të diplomave, 284 janë të zgjidhura pozitivisht, ndërsa kërkesat tjera janë në procedurë ose janë refuzuar”, ka thënë Stankoviq.

Kryetari i Komisarit të Lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Aleksandar Hug ka thënë në Preshevë se integrimi i pakicave është proçes që nuk ka mbarim.

 “Integrimi i pakicave në shoqëri është shumë i rëndësishëm mirëpo ajo nuk guxon që të bëhet asimilim”, ka thënë Hug në truezën e rrumbullakët të emëruar “Avancimi i politikave të pakicave në Serbi – në hap më integrimin”, të cilën e ka organizuar Forumi për mardhënie ndëretnike në Preshevë.

Ai ka shtuar se mardhëniet e tilla jo vetëm në Serbi, mund të “shihen edhe në gjitha regjionet dhe gjitha shoqërit”.

Hug ka përmendur rëndësimë e zbatimit të drejtave të pakicave në jetën e përditëshme dhe ka shtuar se “pakicat nuk mund ti kenë kërkesat e makimale në lidhje me drejtat e tyre”. 

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka mbështetur zbatimin e të njejtit parim  për shqiptarët nga jugu i Serbisë i njëjtë si i serbëve në Kosovë dhe Metohi.

Deputeti i deritanishëm në Asamblenë Kombëtare të Serbisë, Riza Halimi, si shembull joadekuat i mardhënies së shtetit ndaj shqiptarëve ka përmendur vendimin e rrjetit të ri të gjykatave, ku në të cilin nuk janë pranuar kërkesat e liderëve lokal që edhe Presheva të fitojë Gjykatën Themelore.

Ai ka shtuar se “shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta gjatë viteve shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta të shekullit të kaluar”.

Halimi ka theksuar edhe problemin e numrit të vogël të shqiptarëve në institucionet gjyqësore në Bujanoc dhe Vrajë.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Shtetërore, Negjo Jovanoviq ka thënë se qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës nuk iu janë zvogluar të drejtat në gjykim të drejtë dhe se situata do të bëhet edhe më e mire nga 1 shtatori kur do të fillojnë punën notarët.

 “Me rrjetin e ri të gjykatave, Bujanoci ka fituar Gjykatën Themelore ndërsa Presheva prokurorinë. Nga ana tjetër, ligjet mund të ndryshohen kur të tregohet se për ato të arrihen kushtet”, ka thënë ai.

Jovanoviq ka ftuar shqiptarët që të konkurojnë për punë në gjykata, duke theksuar  se në gjykatën e Bujanocit në ka vende të lira të punë.

Izvor: B92, Jugpres dhe Trupi Koordinues