Arkiva e lajmeve
                   

INSPEKCIONI KA ZBULUAR 62 PUNËTORË „NË TË ZEZË” NË NJË FABRIKË NË BUJANOC

24. prill 2015.

Bujanoc -  Ministria për Punë dhe Punësim e Republikës së Serbisë ka njoftuar se Ispektorati për Punë, në një fabrikë në Bujanoc ka zbuluar 62 persona të cilët ishin duke punuar „në të zezë", mirëpo nuk është sqaruar se për cilën fabrikë bëhet fjalë.

Siç theksohet, me rastin e kontrollimit në të cilën Ispektorati për Punë e ka kryer më 22 prill, është vërtetuar se punëdhënësi me këta punëtorë nuk kishte nënshkruar kontratë pune dhe nuk kishte dorëzuar kërkesën për sigurim të detyrueshëm social.

Para fillimit tw kontrollimit, nw vwshtrimin nw bazwn e tw dhwnave tw Regjistrit qendror tw sigurimit social, ispektorwt kanw vwrtetuar se ky punwdhwnws kanw paraqitur kwrkesw pwr sigurim tw detyrueshwm social pwr 23 punwtorw.

Gjatw kontrollimit, është vërtetuar se 23 persona punojnë në punët administrative në selinë e punëdhënësit, ndërsa 62 persona janë zënë “në të zezë” në pjesën prodhuese të fabrikës, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Punë dhe Punësim.

Shtohet se përshkak të shkeljes ligjore, inspektorët e punës kanë paraqitur kërkesë për fillim të procedurës për kundërvajtje dhe kanë dorëzuar urdhërin për kundërvajtje.

Gjatë kontrollimit, punëdhënësi ka deklaruar se do të dorëzojë kërkesat për sigurim të detyrueshëm social për të gjithë personat, si dhe vërtetimin rreth kësaj se do t’i dorëzojë edhe ispekcionit më 24 prill të vitit 2015, është thënë nga Ministria për Punë dhe Punësim e Republikës së Serbisë. 

Burimi: Beta, Akter dhe Trupi Koordinues