Arkiva e lajmeve
                   

INOVACIONET JANË ARDHMËRI E SERBISË

20. prill 2018.

Vrajë - Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nenad Popoviq paraqiti në Vrajë programet e Fondit të Inovacionit të Republikës së Serbisë, të cilat duhet të ndihmojnë kompanitë inovative për të marrë fonde për të përmirësuar biznesin e tyre, për të cilat janë ndarë gjithsej 400 milionë dinarë.

Dy lloje të kompanive fillestare kanë të drejtë të aplikojnë në thirrjen publike deri në 10 milionë dinarë, ndërsa ndërmarrjet ekzistuese mikro, të vogla dhe të mesme mund të aplikojnë për fonde deri në 30 milion dinarë.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për kompanitë që kanë aktivitete inovative, si dhe për ata që duan të arrijnë rezultate më të mira me risitë e tyre në treg, tha ministri Nenad Popoviq.

"Një nga elementet bazë është se risitë kanë vlerë ekonomike, si dhe tregun, si eksportin tonë të cilat do t'i absorbojnë këto rezultate. Qëllimi i të gjitha inovacioneve është krijimi i vendeve të reja të punës, biznesi më i mirë teknologjik, rrogat dhe pensionet më të larta, ose me një fjalë një jetë më e mirë për qytetarët. Inovacionet sigurisht që janë e ardhmja e Serbisë; sa më shumë kompani të tjera fillestare aq më shumë inovacione, kështu do të jetë një ekonomi më e mirë, sepse inovacionet janë kategori ekonomike", tha  Popoviq.

Ministri tha se këtë vit shuma e fondeve për këtë qëllim u rrit edhe pesë herë, sepse interesi i biznesmenëve ishte shumë më i lartë.

"Unë nuk e përjashtoj mundësinë që kjo shumë të rritet nga fondet e tjera deri në fund të vitit, por është më e rëndësishmja që fillestarët e biznesit, pavarësisht moshës, kanë mundësinë të konkurrojnë për këto grante", tha ministri Popoviq, duke njoftuar më shumë programe .

Vetëm se janë hapur programet e kuponave invoativ, teknologjive transfere, shkencës së bashkëpunimit dhe ekonomisë, ndërsa sëshpejti do të promovohet edhe programi i hapjes së qendrave startup invoative rajonale, si edhe programi i sipërmarrësisë inovative të grave.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues