Arkiva e lajmeve
                   

INFORMATIKA LËNDË OBLIGATIVE, HIQEN LËNDËT E ZGJEDHURA

22. mars 2017.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Aleksandar Lipkovski, kryetari i Këshillit Nacional Arsimor ka thënë se në rend të ditës të mbledhjes së ardhshme të Këshillit Nacional Arsimor, e cila do të mbahet më 11 prill, është propozimi i planit të ri arsimor për klasën e pestë, gjashtë, shtatë dhe tetë dhe programit të ri arsimor për klasën e pestë të shkollës fillore.

Sipas fjalëve të tij gjëja e re kryesore në propozim, të cilën e ka bërë Enti për Avansimin e Arsimimit dhe Edukimit, është sjellja e informatikës si lëndë e obligueshme, e cila realizohet për një orë në javë në klasën e pestë dhe gjashtë, ndërsa në klasën e shtatë dhe të tetë si lëndë bllok me një fond prej 30 orëve në vit.

Në vend të arsimimit teknik dhe informatik, sillet edhe lënda e re teknika dhe teknologjia, e cila në krahasim me lëndën egzistuese ndryshon edhe mënyrën e realizimit në klasën e shtatë dhe tetë, dhe kështu në vend se dy orë nxënësit do të kenë nga një orë në javë, plus edhe orët bllok prej 30 orëve në nivel vjetor.

Është paraparë edhe ndryshimi në lëndën e tanishme të edukatës fizike, e cila në të ardhmen do të emërohet edukatë fizike dhe shëndetësore.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues