Arkiva e lajmeve
                   

INFORMACIONE RRETH PROCEDURËS SË PRANIMIT TË DIPLOMAVE NGA UNIVERZITETET E KOSOVËS DHE METOHIS

16. dhjetor 2013.

Marrveshja mbi mënzren e pranimit të diplomave është arritur në nëntor të vitit 2011 në kuadër të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetsimin e Unionit Europian. Procedura e pranimit të diplomave parasheh  që Shoqata e univerziteteve Evropiane verifikoj diplomat e arritura në institucionet e akredituara mësimore nga Kosova dhe Metohia në mënyrë që të pranohen në Sërbi me qëllim të arsimimit të mëtutjeshëm ose punësimit.

Zyrat e organizatës joqeveritare “Spark” në Prishtinë dhe Beograd punojn si partnere në procesin e implementimit të marrëveshjes mbi nostrifikimin e diplomave. Sparku i ofron mbështetje aplikueseve dhe i ndihmon në procesin e verifikimit për të cilën është e angazhuar Shoqata e univerziteteve Evropiane.

Studentët e diplomuar në institucionet e akredituara mësimore në territorin e Kosovës dhe Metohis të cilët dëshirojn të nostrifikojn diplomën me qëllim të arsimimit të mëtutjeshëm ose punësimit, për fillimin e procedurës mund të i drejtohen zyrës së Sparkut në Prishtinë ose në Beograd. Procesi i nostrifikimit i referohet studentëve të cilët kanë përfunduar studimet themelore (BA) ose masterin (MA) në fakultetet e akredituar.

Pas dorzimit të dokumentacionit, duhet tre deri në pesë muaj deri sa Shoqata e univerziteteve Evropian të jap vërtetimin, i cili është i nevojshëm për procesin e nostrifikimit të diplomës. Të gjith çertifikatat (vërtetimet) për tri ciklet e deritanishme u janë dorëzuar aplikuesve.

Sipas informacioneve të cilat i kemi siguruar nga Sparku, nga qershori i vitit 2012, zyrës së Sparkut u janë dorzuar gjithsej 386 kërkesa për procesin e pranimit të diplomave, prej të cilave 370 janë dorzuar në Prishtinë dhe 16 në Beograd. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave, 282 diploma kanë marr çertifikatën e Shoqatës së univerziteteve Evropiane, nga të cilat 274 diploma nga institucionet arsimore të larta nga territori i Kosovës dhe Metohisë.

Në bazë të Rregullorës mbi mënyrën e veçant të pranimit të dokumentacionit të arsimit të lartë dhe vlersimi i programeve studimore të univerziteteve nga territori i Kosovës dhe Metohisë, të cilët nuk veprojn në bazë të rregullave të Republikës së Sërbisë, deri më tani univerziteteve në Sërbi u janë dorëzuar gjithsej 6 kërkesa (Univerzitetit të Nishit, Univerzitetit Internacional të Novi Pazarit), për nostrifikim, nga të cilët janë zgjidhur 3 me rezultate të suksesëshme, ndërsa tri kërkesa tjera janë në proces të përfundimit (zgjidhjes).

Të gjithë studentët e diplomuar në univerzitetet nga territori i Kosovës dhe Metohisë, mund të fillojn procedurën për pranimin e diplomave.

Në vijim mund të i gjeni linqet e univerziteteve në të cilët mund të njoftoheni më shumë me procedurat dhe rregullorat mbi pranimin e diplomave.

Univerziteti i Beogradit:

http://www.bg.ac.rs/sr/studije/str-isprave.php

Univerziteti i Novi Sadit:

http://www.uns.ac.rs/sr/statut/pravilnici/pravilnikPriznavanje.pdf

http://www.uns.ac.rs/sr/obrasci/priznavanje.html

Univerziteti i Kragujevcit:

http://www.kg.ac.rs/Docs/PravilnikDiplome020306.pdf

http://www.kg.ac.rs/nostrifikacija.php

Univerziteti i Nishit:

http://www.ni.ac.rs/preuzimanje-dokumenata/viewcategory/11-centar-za-priznavanje-stranih-visokoskolskih-isprava.html

Univerziteti shtetror në Novi Pazar:

http://www.np.ac.rs/

Univerziteti i Megatrendit:

http://www.megatrend-edu.net/priznavanje_stranih_d.php

Univerziteti internacional në Novi Pazar:

http://media.uninp.edu.rs/upload/normativna_akta/pravilnik_o_nostrifikaciji.pdf

http://media.uninp.edu.rs/upload/normativna_akta/zahtjevzanostrifikaciju.pdf

Procedura e nostrifikimit të diplomave zgjatë deri në 90 ditë nga dita e aplikimi