Arkiva e lajmeve
                   

INDUSTRIA E DUHANIT NË BUJANOC PËRSËRI NË ANKAND

21. shtator 2015.

Bujanoc – Agjensia për Privatizim ka publikuar shpalljen për pjesëmarrje në ankand në të cilën shitet pjesa e kapitalit të AD Industirsë së Duhanit në Bujanoc.

Në shitje është 57,9% e kapitalit të kësaj kompanie, përkatësisht 19.656 aksione, të cilat janë në pronësi të Fondit Aksionar a.d Beograd dhe fondit tw SIP(srb. PIO). Sipas raportit të vlerësuesit të autorizuar, vlera e përgjithshme e kapitalit është 2.063.647 EUR.

Lartësia e depozitit është 206.364,70 EUR, ndërsa e blerja dokumentacionit shitës është 150.000 dinarë.

Afati për aplikimin e pjesëmarrësve është deri më 21 tetor 2015, deri në ora 15, ndërsa hapja e ofertës do të mbahet më 23 tetor, në ora 11.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues