Arkiva e lajmeve
                   

I BIE SHPULLË POLICIT

11. gusht 2014.

Bujanoc- Policia në Bujanoc, me urdhër të prokurorit, ka urdhëruar në mbajtje deri 48 orë M. XH. (48) për shkak të dyshimit se ka goditur me shpullë policin e komunikacionit gjatë kryerjes së punës zyrtare,njoftoi MPB e Sërbis.

Incidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Tërnoc, gjatë kontrollit të rregullt, kur polici për shkak të shkeljes së kryer në trafik, ka ndaluar veturën që po ngiste djali i të dyshuarit.

Dyshohet se M. XH. ka dal nga vetura prej vendit të pasagjerit dhe ka filluar të diskutojë me zyrtarin policor dhe në një moment e ka goditur ate me shuplakë.

Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës, i dyshuari do të sillet në prokurorinë përkatëse.

Burimi: Tanjug, Jugpres dhe Trupi Koordinues