Arkiva e lajmeve
                   

HUMANITARËT NGA VRANJA NDIHMOJNË MË TË RREZIKUARIT NGA FSHATRAT E BUJANOVCIT

4. mars 2022.

Bujanoc - Beograd - Organizata Humanitare "Veritas 017" nga Vranja me aktivitetet dhe punën e saj humanitare kërkon të përmirësojë cilësinë e jetës së familjeve më të rrezikuara dhe të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Kjo organizatë është themeluar së fundmi, por njerëzit që ajo bashkon janë të përfshirë në punë humanitare për dhjetë vjet.

“Ne ndihmojmë familjet me shumë fëmijë, prindër të vetëm dhe muajve të fundit kemi filluar të vizitojmë të moshuarit, ku në fakt ndihma është shumë më e nevojshme”, thotë Ivica Stamenkoviq nga Vranja, kryetar i organizatës.

Pamjet më tronditëse, thotë ai, vijnë nga zonat rurale të Bujanocit, Preshevës dhe Trgovishtes, ku njerëz të moshuar dhe familje të tëra jetojnë në kushte çnjerëzore.

“Të harruar nga fëmijët dhe të afërmit e tyre, të sëmurë dhe pa kushte elementare jetese, që jetojnë në shtëpi të rrënuara, shpesh në terrene të paarritshme, këta të moshuar kanë nevojë për ndihmë. Vitin e kaluar kemi ndihmuar 46 familje me ushqime, veshmbathje, këpucë, ilaçe, mobilie”, shton Stamenkoviq.

Falë kësaj organizate dhe bamirësve, së fundi i është ofruar ndihmë një vajze nga Jabllanica, familje në fshatin Vogancë dhe që nga fillimi i vitit, sipas tij, kanë marrë ndihmë tetë familje në Vranjë, Bujanoc dhe Trgovisht.

Ai theksoi se vetë organizatat nuk do të ishin pa vullnetin e njerëzve që kanë zemër të madhe dhe që duan të ndihmojnë të gjithë ata që kanë nevojë më shumë për ndihmë.

“Të gjithë ata që mund të ndihmojnë të moshuarit, të sëmurët, të paaftët, të varfërit dhe të rrezikuarit social, të sëmurët mendorë dhe të varurit, të margjinalizuarit dhe të papunët janë të mirëpritur të na bashkohen në rrugën e humanizmit dhe bamirësisë”, përfundoi Stamenkoviq.

Organizata humanitare “Veritas 017” operon në territorin e rrethit të Pçinjës, e cila përveç ndihmës me pako me ushqime bazë për jetën, me donacionet e njerëzve humanë janë rinovuar disa shtëpi, dhoma për fëmijë, banjo dhe kuzhina.

Njerëzit me vullnet të mirë dhe me zemër të madhe mund të përfshihen në ofrimin e ndihmës duke ndjekur faqen në Facebook të organizatës “Veritas 017”.

Mjetet mund të paguhen në llogarinë bankare 17-00010371251000-91, ndërsa pako me ushqime dhe ndihmë të tjera mund të dërgohen në adresën: Jasmina Stamenković, ulica Verice Barać bb, 17500 Vranje.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues