Arkiva e lajmeve
                   

HULUMTIMI PËR POZITËN E ROMËVE NË RRETHIN E PÇINJËS

14. dhjetor 2015.

Vrajë, Bujanoc – Hulumtimi rreth pozitës së romëve në Rrethin e Pçijës me titullin “Me margjina kundër diskriminimit”, ka treguar se pozita e keqe ekonomik e romëve është problem kyç për këtë komunitet në Vrajë.

Autori i hulumtimit, sociologu Zoran Gavrilloviq, ka thënë se studimi ka treguar se diskriminimi ka si pasaoj shkeljen e të drejtave të romëve, zvogëlimin e kualitetit të jetës së tyre dhe se kjo është si arsye se përse e lëshojnë Serbinë jugore dhe tërë vendin.

„Thjeshtë nuk punohet mjaftueshëm në përmirësimin e pozitës ekonomike të romëve. Për atë se nuk kanë para, lidhje dhe pozita në partitë politike. Romët nuk marrin pjesë në mekanizmat e shoqërisë dhe kjo gjithashtu i diskriminon“, ka thënë Gavrilloviq.

Hulumtuesi pohon se pjesëtarët e këtij komuniteti tregojnë paqe dhe tolerancë, duke e kuptuar gjendjen në të cilën gjenden. Hulumtimi tregon se edhe romët nuk dojnë të drejta të veçanta të cilat do të kishin përfshirë ata në shoqëri, por kërkojnë të drejtat e njejta si të gjihë të tjerët.

Kjo është humumtimi i parë i këtill dhe i cili tregon se romët presin që shteti të tregoj dëshirën reale për ndryshimin e pozitës së tyre dhe që Qeveria e Republikës së Serbisë të inicoj dhe përkrah luftën e romëve për realizimin e drejtave të tyre.

Hulumtimin “Me margjina kundër diskriminimit”, e kanë realizuar “Mbrojtësit e Drejtave të Njeriur”, në territorin e komunës së Bujanocit, Vrajës, Vrajska Bajës, Vlladiçin Hanit dhe Surdulicës, të cilin e ka publikuar Zyra për Hulumtime Shoqërore, ndërsa në Vrajë e ka prezentuar Forumi Rinor i Bujanocit për Edukimin e Romëve (FRBER), në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Civil Rights.

Burimi: OK Radio, Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues