Arkiva e lajmeve
                   

HULUMTIM MBI MËSIMIN E GJUHËS SERBE NË SHKOLLAT FILLORE NË BUJANOC DHE PRESHEVË

31. mars 2014.

Shërbimi i trupit Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, është duke punuar në përpilimin e një studimi në bazë të së cilit do të vërtetohen drejtimet e mundshme në avancimin e kualitetit të ligjerimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në Preshevë dhe Bujanoc, në të cilat mësimi organizohet në gjuhën shqipe.

Hapi i parë në këtë drejtim ka nënkuptuar vizitën e 13 shkollave fillore në dy komunat dhe mbledhjen e të dhënave të nevojshme për përpilimin e modaliteteve më të mira për mësuarjen e gjuhës serbe. Në secilën shkollë, nxënësit e klasës së katërt dhe klasës së tetë kanë bërë test në bazë të së cilit është vlersuar njohja e gjuhës. Nxënësit e klasave të katërta, teta dhe klasave tjera të ciklit të lartë kanë plotsuar edhe pyetësorë me anë të së cilit janë deklaruar, ndër të tjerash, edhe rreth mënyrës që ata dëshirojn të organizohet mësimi i gjuhës serbe për ta. Hulumtuesit përgjat vizitës nëpër shkolla kanë pasur mundësin të shohin mënyrën e organizimit të orëve të gjuhës serbe, dhe të vëzhgojn orët e ciklit të ult dhe atij të lartë. Me drejtorët e shkollave, mësuesit dhe arsimtarët janë realizuar intervju, ndërsa me prindërit nga këshilli i shkollave fokus grupe.

Gjatë punës në teren janë intervistuar edhe kryetarët e dy komunave dhe kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve.

Pas grumbullimit të të dhënave pason analiza e tyre në bazë të cilës do të përpilohen udhëzimet dhe drejtimi mbi avancimin e kualitetit të orës së gjuhës serbe.

I faleminderohemi të gjithë shkollave në Bujanoc, Preshevë, Bilaq, Tërnoc të Madh, Llucan, Muhoc, Miratoc, Nesalce, Rahovicë, Raincë, Leran, Cerevajke dhe Corroticë, drejtorëve të shkollave, arsimtarëve, nxënësve dhe prindërve për bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Përpilimin e studimit e ka përkrahur ambasada e Britanisë së Madhe, Zyra e komesarit të lartë për pakica, kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë dhe kryetari i Këshillit nacional të Shqiptarëve.