Arkiva e lajmeve
                   

HOLANDEZËT INVESTOJNË NË PRESHEVË

17. shkurt 2017.

Bujanoc, Preshevë – Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë holandeze “MasrFruit International”.

Nënshkruesit e këtij dokumenti janë janë obliguar që sëbashku të financojnë themelemin e firmës “MasFruit Ballkan”, me seli në Preshevë.

Kjo ndërmarrje, siç transmenton “Presheva.com”, do të qendër grumbulluese rajonale për prodhimet bujqësore, të cilat më vonë do të transportohen në tregun perendimor.

Me këtë marrëveshje është paraparë që për një kohë të shkurt të organizohet takimi me bujqit lokal të cilët do t`i prezentojnë kapacitetet dhe planet e ardhshmë.

Komuna e Preshevës në fund të vitit të kaluar ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me fabrikën e mbathjeve “Solid” nga Suhareka, fabrikë e cila sëshpejti do të duhej të filloj të funksionojë në Preshevë.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupit Koordinues