Arkiva e lajmeve
                   

HEQJA E POENAVE TË DËNIMEVE TEK STAZHI I PUNËS ME BENIFICION

28. gusht 2018.

Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - "Deri në fund të vitit, të gjithë ata që kanë pasur gjatë përvojës së punës stazh të punës me beneficion do t`i hiqen poenat e dënimeve për pensionet", tha ministri i punës, punësimit, çështjeve veterane dhe sociale, Zoran Gjorgjeviq.

"Kjo do të thotë se mosha e tyre do të reduktohet në përpjesëtim me vitet e shërbimit. Kjo nuk do të vlejë për punonjësit të kompanisë në rikonstruktuim, as për askënd tjetër, por vetëm për ata që kanë pasur beneficione, "tha Gjorgjeviq.

"Nëse punonjësit për një vit i llogariten 18 muaj stazh, për 12 vjet punë në një vend të tillë ai do të ketë 18 vjet stazh, prandaj në këto gjashtë vjet të viteve të beneficuara do t`i zvogëlohet numri i viteve të jetës i nevojshëm për daljen në pension", tha ministri Gjorgjeviq.

  "Kushte të tilla do të vlejën për zjarrfikësit, policinë, ushtrinë, minatorët, etj. Gjithkush do të jetë në gjendje të arrijë të drejtën, pavarësisht nëse ata tashmë janë në pension ose ende duhet të shkojnë. Dallimi nuk do të paguhet në mënyrë retroaktive, por që nga momenti i miratimit të rregullores ", tha Gjorgjeviç.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues