Arkiva e lajmeve
                   

HENDBOLLISTET NË GARËN REPUBLIKANE NË VELLIKA PLLANË

25. maj 2017.

Bujanoc – Trajnerët e hendbollit Goran Tashkoviq dhe Ivan Dobraxhijev kryejnë përgaditjet përfundimtare të “Mlladostit” të Bujanocit për Garën Republikane të hendbollisteve të kategorisë së re e cila do të mbahet më 27 dhe 28 maj, në Vellika Pllan.

Lojtaret nga Bujanoci do të shfaqen në ekipën e kombinuar, sëbashku me moshataret nga Morava Vlladiçin Hani.

Ato dje në Sallën Sportive “Mlladost” në Bujanoc kanë kryer trajnime të përbashkëta pranë performanxës së ardhshme garuese.

Goran Tashkoviq, njëri nga trajnerët e Mlladostit, rikujton se të dy klubet kanë kandiduar nga shtatë lojtarë.

 „Përshkak të mungesës së parave jemi të detyruar që në këtë mënyrë të punës për t`i ndarë harxhimet me Hançanët. Të gjitha gjashtë seleksionet në Mlladost, përshkak duhet të luaj në turne, ndërsa nga nëntori të vitit të kaluar nuk kemi marrë asnjë vetqeverisje lokale. Në konkursin e kaluar për mjetet nga buxheti janë miratuar vetëm 300.000 dinarë. Sigurisht, kemi dërguar ankesë komisionit kompetentë, duke marrë parasysh se anëtarët e tyre, me rastin e vendimmarrjes kanë shkelë 6 nene dhe 24 aline nga Ligji mbi Sportin”, thotë Tashkoviq, duke vënë dukje vetëm për përpilimin e legjitimacionit janë të nevojshëm 2.000 dinarë, ndërsa klubi kandidatëve nuk paguan anëtarsin.

Pas përfundimit të Garës Republikane anëtarët e Mlladostit do të kenë mundësi që të marrin pjesë në kampin tetëditor të hendbollit në Liqenin e Borit, ku nga 1 korriku do të qëndrojnë dhjetra vajza dhe djemë të këtij klubi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues