Arkiva e lajmeve
                   

HAPJA E PARALELËS SË FAKULTETIT EKONOMIK NË BUJANOC

28. tetor 2011.

Në Bujanoc të premtën më 28 tetor është hapur paralelja e fakultetit ekonomik nga Subotica. Në gjeneratën e parë akademike 2011/2012 jan regjistruar 69 student të cilët mësimet do t’i ndjekin në gjuhën shqipe dhe sërbe. Për studentët sërb dhe romë mësimi do të zhvillohet në gjuhën sërbe , ndërsa për studentët shqiptar gjat shkollimit katër vjeqar 14 lëndë do të i ndjekin në gjuhën shqipe.Shkollimi i të gjith studentve do të financohet nga buxheti. Formimi i paralelës së fakultetit ekonomik paraqet shembullin e zgjidhjes sistematike të arsimimit të lart në jug të Sërbis.Ky është shembulli konkret i bashkpunimit të bashksive nacionale dhe punës së përbashkët në zhvillimin e kushteve për arsimim të lart të të rinjëve në një bashkësi multietnike.

Kryetari i Trupit Koordinues së Qeverisë të Republikës së Sërbis për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ministër Millan Markoviq në hapjen e paralelës deklaroi se kjo është një dit historike për Bujanocin  sepse ka përfunduar puna trivjeqare në të cilën ka punuar Trupi Koordinues.

Ministria e arsimit dhe shkencës, Univerziteti i Novi Sadit, Fakulteti ekonomik i Suboticës, Fakulteti shtetror i Tetoves, përfaqsuesit e qeveris së krahinës Vojvodinës,Zyrja e kancelarit të lart për pakica, misioni i OSBE-së në Serbi, Ambasada e USA dhe Britanis së Madhe, përfaqsuesit e komunës së Bujanocit,Këshilli Nacional i Shqiptarve dhe përfaqsuesit tjer të bashkësive ndërkombtare në vendin ton.

 “Hapja e këtij fakulteti është mundësi për të rinjët e Bujanocit të të gjithë etniteteve që ardhmëria e tyre të jet më e mir se e kaluara” ka thënë Markoviq duke shtuar se arsimimi është mënyra më e mir që Bujanoci  Presheva dhe Medvegja ngjallërojn.

Markoviqi poashtu delaroi se trupi koordinues do të vazhdoj të ndaj bursa për të rinjët të cilët dëshirojn të studjojn.

Ministri i arsimit dhe shkencës Zharko Obradoviq potencoi se arsimimi është i rëndësis së  njejt për të gjith njerzit. Ai shtoi që Sërbia kujdeset për arsimimin në gjuhën e pakicave, këtë e dëshmon edhe hapja e fakultetit në Bujanoc.

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Dimitros Kipreos ka shpreh dëshirën që ky fakultet të bëhet qendër e zhvillimit, në të cilën njërzit do të punojn në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të regjionit.

Ambasadorja e Amerikës në Sërbi Meri Vorllik ka thënë që kjo është një dit e mirë për jugun e Sërbis dhe ka shtuar se hapja e fakultetit në Bujanoc është “punë e madhe” duke lavdruar angazhimin e të gjithë atyre të cilët kan punuar në hapjen e suksesëshme të këtij fakulteti.

Deputeti popullor në Parlamentin e Republikës Sërbis Riza Halimi ka vlersuar se hapja e kësaj paralele në Bujanoc është një send i mir për shkollimin e të rinjëve në gjuhën e tyre amtare.

„Овај пројекат има све шансе да се одржи и да помогне грађанима да дођу до посла, али и помогне у економском развоју региона”, рекао је Хаљими.

“Ky projekt ka të gjithë potencialet që të zhvillohet dhe ndihmoj popullatës që të vijnë më leht deri tek punsimi, në të njejtën kohë të ndihmoj zhvillimin ekonomik regjional”, ka thënë Halimi.

Në hapjen e fakultetit kan qen present edhe ambasadori i Britanis së Madhe  Majkëll Devenport i cili, së bashku me ministrant dhe kolegët e tij, përfaqësues të organizatave ndërkombtare në Sërbi kan bërë ndarjen e indeksave studentve.

Komuna e Bujanocit për këtë paralele ka dhënë në përdorim hapsirën në të cilin tani më ndodhet fakulteti në shtëpin e kulturës Vuk Karaxhiq, renovimin e kësaj hapsire e ka financuar Trupi Koordinues. Pajisjet e nevojshme kompjuterike i ka siguruar Trupi Koordinues dhe program PBILD, program i kombeve të bashkuara.Për pajisjet në klasët e paraleles është përkujdesur Komuna e Bujanocit.

Studentve të fakultetit Ekonomik në Bujanoc, i cili gjendet në hapsirat e shtëpis së kulturës, do të i ligjerojnë shtat professor të fakulteti Ekonomik nga Subotica në ligjeratat në gjuhën Sërbe, dhe pesë Asistent nga fakulteti Ekonomik nga Tetova, në përcjellshmëri me profesorët të cilët do të ligjerojn her pas here në mësimin në gjuhën shqipe.