Arkiva e lajmeve
                   

HAPET ZYRA E ODËS EKONOMIKE NË BUJANOC

25. prill 2014.

Bujanoc – Dje në Bujanoc është hapur Zyra e Odës Ekonomike Rajonale Leskoc (OERL) e cila mbulon rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës.

Gotan Joviq, kryetar i OERL tha se me hapjen e kësaj zyre është bërë hap i vogël për odën mirëpo hap i rëndësisë së madhe për Bujanocin. 

„Kjo zyre ka për detyrë që të mundësoj kontakte më të mira në mes ndërmarrësve të kësaj zone me ndërrmarësit në rajon, mirëpo edhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të cilat i kanë“, tha Joviq dhe shtoi se zyra do të kontribuoj në lidhjen mes ndërrmarësëve në rajon dhe në zhvillimin e ekonomisë.

Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit ka shprehur  shpresën se kjo zyre do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të komunës. Ai ka shtuar se në zhvillimin ekonomik të Bujanocit gjithsesi do të kontribuoj edhe fillimi i ndërtimit  objektit të Fakultetit Ekonomik, i cili pritet së shpejti të filloj.  

Me ndërtimin e këtij fakultetit sigurohen kushte më të mira për studim në Bujanoc si dhe fillimi i krijimit të qytetit univerzitar“, ka shtuar Arifi.

Në hapjen e Zyrës së OERL-së në Bujanoc kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i ndërrmarrësve, shqiptar dhe serb nga jugu i Serbisë.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues