Arkiva e lajmeve
                   

GRUPI I PSAGËMPUNUES NGA SERBIJA JUGORE PËR VIZITË NË VOJVODINË

25. nëntor 2010.

Anëtarët e Grupit të Posaqëm Punues për arsim në Serbinë jugore i cili përbëhet nga përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit, Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, ekspert vendorë dhe të huaj, kanë qenë në një vizitë treditore në Vojvodinë.

Qëllimi kryesorë i kësaj vizite ka qenë përcjellja e mënyrës së organizimit të shkollimit të lartë në Vojvodinë i cili mundë të shërbejë si model për organizimin e arsimit në paralelet e ndara të Fakultetit Ekonomik të Univerzitetit të Nishit në Bujanoc, për hapjen e së cilit fakultet Qeveria e Republikës së Serbisë ka shprehë gatishmëri.

Gjuha e zhvillimt të mësimit, çështja e kuadrit mësimorë në dispozicion si dhe çështja e teksteve, janë vetëm disa çështje që kërkojnë zgjidhje para hapjes së fakultetit. Që të informohemi sa më detalisht rreth mënyrës së zgjidhjes së këtyre problemeve, anëtarët e grupit punues kanë  vizituar Shkollën e lartë të mësuesisë (Novi Sad), Fakultetin Ekonomik (Suboticë), Fakultetin e mësuesisë (Suboticë), Fakultetin Filozofik (Novi Sad),  janë takuar me rektorin e Univerzitetit në Novi Sad dhe sekretarin krahinorë për arsim Zolltan Jegesh. Të gjitha këto takime u kanë ofruar njohuri mbi mënyrat e ndryshme të organizimit të arsimit të lartë të cilat janë në përputhje me rregulloren dhe me ligjin në fuqi të Republikës së Serbisë e njëherit sigurojnë një bazë për identifikimin e modelit më të mirë i cili do të aplikohej në Serbinë jugore në përputhje me aftësitë dhe nevojat.

Gjatë vizitës, anëtarët e Grupit të Posaqëm Punues janë takuar edhe me Danijela Petroviq (Këshilli nacional i Rumunëve), Ana Tomanov-Makanov (Këshilli nacional i Sllovakëve) dhe Tamasha Korheco (Këshilli Nacional i Hungarezëve). Këto takime kanë një rëndësi të madhe për Kësjhillin Nacional të Shqipëtarëve duke marrë parasyshë se Këshilli Nacional i Shqipëatrëve është i sapoformuar, dhe se kjo përvojë e tyre mundë të merret si pasqyrë për organizimin e mëtutjeshëm.

Të rëndësishëm  kanë qenë edhe takimet me sekretarin krahinorë për kulturë Milorad Gjuriq, ombudsmanin krahinorë Anika Mushkinja-Hajnrih, sekretarin krahinorë për dispozita, administrate dhe pakica kombëtare Andor Delija dhe takimi me Aleksandar Vujiq nga Qendra Vojvodinase për të drejtat e njeriut.

Pas përmbledhjes së përshtypjeve dhe përvojave, Grupi i Posaqëm për arsim në Serbinë jugore në dhjetorë do të ketë takim në mënyrë që të sqarojë metodat dhe modelet e organizimit të arsimit në fakultetit e ardhshëm i cili do të hapet në Bujanoc vitin e ardhshëm.

Vizita në Vojvodinë është organizuar në suaza të PBILD programit të Kombeve të Bashkuara.