Arkiva e lajmeve
                   

GREKU ËSHTË VENDOSUR NË PRESHEVË

17. nëntor 2014.

Kostadinos Atansjas i cili ka lindur në Greqi, mirëpo përshkak punës së përkohëshme është vendosur në Preshevë, ku dhe zhvillon biznesin e hapjes së pusave. E ka marrë me qira një shtëpi dhe është shumë i kënaqur që në mesin e miqëve ka serb dhe shqiptar.

 „Shpeshë ndëgjoj për mosmarrveshjet në mes serbëve dhe shqiptarëve, mirëpo shikoni se si unë shoqërohem në kafene me të dy palët. Jetoj në Preshevë dhe jam i rrethuar nga njerëzit e mirë, ka punë dhe kjo më është e mjaftueshme“, fillon bisedën ky greku i cili merret me hapjen e puseve për ujitje.

Punon në tërë Serbinë, mirëpo “baza” e tij është Presheva. Në mes të punësuarve ka edhe grek dhe njërëz nga ky vend, ndërsa për një bunar merrë prej 50 deri 250 euro.

 “Për njerëzit e vyshëm ka punë, të njejtën brengë e kanë të gjithë në Ballkan, se si t’a ushqejnë familjen, ndërsa politika çështje e veçantë. E dua këtë popull në Serbi, sjelljen e tyre spontane dhe mikëpritëse, pa marrë parasysh sa vështirë jetojnë. Serbia më është vendi im i dytë”, tha Kostadinos.

Me profesion është psikolog, ndërsa tash biznismen, Atanasja për herë të parë në Serbi ka ardhur në vitin 1983, kur si i ri ishte marrë me muzikë.

Burimi: Veçernje novosti dhe Trupi Koordinues