Arkiva e lajmeve
                   

GORAN NAKIQIT ÇMIMI I SVETOSAVËS

28. janar 2016.

Nish, Bujanoc – Goran Nikiq nga fshati Rakovac në komunën e Bujanocit, student i gjeneratës së Fakultetit Ekonomik në Nish, sëbashku me 30 studentët më të mirë dhe diplomuarit e Universitetit të Nishit, dje ka fituar çmimin e Svetosavës në ceremoninë në Kuvendin e Qytetit të Nishit.

Kryetari Zoran Perishiq, Goranit edhe kolegëve të tij, përveç diplomave dhe pllakave i ka dhuruar edhe çmimin në të holla prej 50.000 dinarëve. Kryetari i Nishit ka theksuar se qyteti i Nishit ka njohur kualitetin dhe punën, ndërsa këto “çmime simbolike” janë fakt se kjo vlerësohet.

Goran është i ri nga Bujanoci, i lindur në vitin 1992, studimet themelore të cilat i ka përfunduar me kohë, i ka nisur në vitin 2011. Ka përfunduar shkollën e mesme “Sveti Sava” në Bujanoc. Kujdestar klase e ka pasur Sreten Joviqin, ndërsa Zharko Gjuriqin edhe Smila Lukiqin i ka pasur profesor të preferuar. Veten e ka gjetur në shkencat ekonomike sepse shkëlqyeshëm i kupton nocionet ekonomike.

„Fusha e cila është më e interesante dhe në të cilën e dua shumë është kontabiliteti, auditimi dhe financat. Kam zgjedhur këtë drejtim në fakulltet sepse është njëri nga më të vështirët, ndërsa edhe më kualitativ nga drejtimet tjera, përkatësisht ka më pak teori”, ka thënë Gorani.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues