Arkiva e lajmeve
                   

GJYSHJA JELLA ËSHTË NJË HERO 91-VJEÇARE DHE AJO ARRITI TË MPOSHTË VIRUSIN CORONA

18. mars 2021.

Vrajë- Znj. Jellka Stankoviq (91) është banorja më e vjetër e rrethit të Pçinjës, e cila arriti të mposhtë virusin corona.

Gjyshja Jela është një hero 91-vjeçare dhe ajo arriti të mposhtë virusin corona

 Gjyshja Jellka, e cila ka lindur në fshatin Ushevce të Polanicës, jeton në Shtëpinë për të moshuarit dhe të braktisur u shtrua në spital në fund të shkurtit, dhe më 13 mars ajo u largua nga spitali Covid shëruar nga kjo sëmundje.

Siç njoftoi Administrata e Qytetit të Vranjës ajo tani po ndihet mirë dhe mezi pret të kthehet në mjedisin e saj të njohur.

Përndryshe ajo nuk e mori vaksinën për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, sepse ky ishte vlerësimi i mjekut.

Për fat të mirë, pavarësisht moshës, ajo kishte një pamje më të butë klinike.

Në këtë moment, tre përdorues të tjerë ë shtëpisë së të moshuarve janë pozitivë dhe po trajtohen në spital.

Burimi:OK Radio, Bujanovacke dhe Trupi koordinues