Arkiva e lajmeve
                   

GJUKIQ DEJANOVIQ DHE STANKOVIQ NË PRESHEVË

29. tetor 2013.

Preshevë - Ministrja e Shëndetësisë Slavica Gjukiq Dejanoviq dhe kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq  sot në Preshevë do të bisedojnë me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve për zgjidhjen e problemeve në këtë fushë.

Zbatimi i raportit të Qeverisë së Serbisë për shtatë tema për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në jug të Serbisë fillon nga vizita e Gjukiq Dejanoviq dhe Stankoviq ndër të cilat janë siguria çështjet ekonomike, shëndeti, arsimi dhe drejtësia.Gjatë vizitës Dejanoviq dhe Stankoviq do të takohen me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën, si dhe me drejtorët e qendrave shëndetësore në Vranjë, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.është paralajmëruar edhe takimi me përfaqësuesit e partive politike shqiptare Riza Halimin, Nagip Arifin, Skender Destanin, Jonuz Musliun, Shaip Kamberin dhe Rami Zylfiu,do të takohen dhe me kryetarin e Këshillit Nacional të shqiptarëve Galip Beqirin dhe me përfaqësuesit e OSBE-së.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë u takuan me 10 tetor në Beograd me kryeministrin Ivica Daçiq dhe Stankoviq. Stankoviqi pas takimiti i ka thënë gazetarëve që qeveria e Sërbisë me 4 qershor ka sjell vendimin që ka të bëjë me zgjidhjen e problemëve të shqiptarëve dhe se tash po kalon në konkretizimin e saj. Sipas fjalëve të tij, ministrit përkatëse janë të gatshme për bisedime me përfaqësuesit e shqiptarëve rreth problemëve të tyre dhe janë përcaktuar njerëzit nga 13 ministritë të cilët duhet  të marrin pjesë në ato bisedime. Stankoviqi ka thënë dhe se janë dakorduar se në cdo tre muajë në qeveri të ju sigurohet pranim shqiptarëve lokal, ku Daqciqi do të informohet rreth realizimit të arriturave   në periudhën e kaluar. Platforma qeveritare katë bëjë me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbja ekonomike të tri komunave, përdorimin zyrtar të gjuhës dhe simbolëve kombëtare, decentralizimin në gjyqësi, arsim, kultur dhe media, shëndetësi dhe mbrojtje sociale dhe siguri si dhe masat për vendosjen e besimit në atë hapësirë.

Burimi: RTV