Arkiva e lajmeve
                   

GJUHA SERBE SI GJUHË JO AMTARE

29. maj 2015.

Disa shkolla të qytetit dhe fshtatërave të jugut të Serbisë, në të cilat të rinjët shqiptarë prej shtatorit do të kenë asistentë, në mënyrë që t`u ndihmojnë arsimtarëve të gjuhës serbe që nxënësve sa ma mirë të arrijnë njohuri. Interesimi për mësim të gjuhës serbe si gjuhë jo amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është duke u rritur. Hulumtimet tregojnë se fëmijëve, përveç se për studime dhe shoqërim me serbët, njohuritë e gjuhës serbe janë të nevojshme edhe për punësim. 

Në 16 shkollat e jugut të Serbisë, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, gjuha serbe si gjuhë jo amtare është e obligueshme.

Rinor Rexhepi, nxënës në klasën e shtatë në fshatin Rahovicë, thotë së ka notën pesë në gjuhën serbe, mirëpo mësimi i duket i vështirë përshkak të rasave. Vjollca Sadiku, arsimtare e gjuhës serbe në Tërnocin e Madh, thotë se ndryshe është në mjedisin multietnik siç është Bujanoci, ku fëmijët mund të shoqërohen, shkojnë në kafiteri dhe ku kanë kontakt me serbët, ndërsa këtu pak është ndryshe, punohet pak sa me vështirësi.

Goran Stoshiq, arsimtar i gjuhës serbe në fshatin Nasalcë, thotë se nxënësit janë shumë të përgaditur të mësojnë gjuhën serbe si gjuhë jo amtare, ndërsa në këte në masë të madhe i ndihmon edhe mjedisi, para së gjithash prindërit të cilët gjithashtu janë të interesuar që fëmijët e tyre t`a zotërojnë këtë gjuhë. Natyrisht përshkak faktit se mendojnë që do t`i shërbejë.

Në shkollën fillore në fshatin Rahovicë, në Preshevë, gjuhën serbe si gjuhë jo amtare e mësojnë 432 nxënës. Kjo është klasa e shtatë, të cilën gjuhën serbe e ka tri herë në javë. Në zotërimin e programit, sigurisht që i ndihmon arsimitari, mirëpo edhe fjalori shqip-serbisht.

Selami Jusufi nga Tërnoci i Madh, i cili i shkollon pesë fëmijë, thotë se njohuritë e gjuhës serbe për djemët e tij të cilët studiojnë tash janë të mirëseardhura.

Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ka thënë se në shkollat e mesme ka paralele të veçantë të cilat janë të formuarara nga fëmijët e nacionalitetit shqiptarë, të cilët mësojnë në vete gjuhën serbe dhe të cilët përpiqen që në gjitha mënyrat e mundura të përfshihen në ngjarjet ditore në vendit tonë.

Arsmimtarët pohojnë se nxënësit shqiptarë të shkollave fillore mirë e kanë mësuar shkrimin qirilik, mirëpo për ta ende janë të vështira rasat dhe foljet në gjuhën serbe.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues

homescontents