Arkiva e lajmeve
                   

„GJUHA E KALTËRT“ ËSHTË REGJISTRUAR NË RRETH 300 RASTE NË RRETHIN E PÇINJËS

13. tetor 2014.

Vranje – Sipas të dhënurave të Stacionit të Veterinarisë në Vranjë, sëmundja e kafshëve “gjuha e kaltërt” është regjistruar edhe në rrethin e Pçinjës, edhe atë në rreth 300 raste.

“Sipas të dhënurave tona, janë evidentuar afër 300 dele të sëmuara dhe diçka më pak lopë. Kur i them këto të dhënura, theksojë se bëhet fjalë për rastet ku qëndron vërtetit laboratorik i sëmundjes”, tha veterineri Dejan Triçkoviq.

Ai rikujton se bëhet fjalë për sëmundjen e cila ka qenë tipike për mjediset mesdhetare, mirëpo përshkak të ndryshimit klimatik është paraqitur edhe tek ne. E shpërndajnë mushkonjat e vogla dhe i këshillohet pronarëve që të vendosin rrjete objekteve ku janw tw gjenden kafshwt dhe tw mos i lëshojnë kafshwt të kullosin. Nga ana tjetër, nuk egziston frika për njerëzit, sepse sëmundja nuk ngjitet tek ta, miërpo është i ndaluar transporti bagëtive.

Sëmundja ka sjellur banorëve dëme të mëdha materiale, ndërsa vetqeverisjet lokale i’u ofrojnë mbështetje të plotë profesionalistëve të stacionet veterinarike.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues