Arkiva e lajmeve
                   

„GJUHA E KALTËR“ I SHKATËRRON BAGËTITË

3. shtator 2014.

Në territorin e komunës së Medvegjës është lajmëruar sëmundja „gjuha e kaltër“  ethet katarale, sëmundje virusale e cila rrezikon t’i shkatrrojë kafshët, në veçanti delet, ndërsa ekipet veterinarike edhe sot janë në terren.  Komuna ka siguruar ndihëm urgjente finansiare për 30 banorë të cilët kanë lajmëruar që tek kafshët është vërejtur kjo sëmundje prej të cilës janë të rrezikuara 300 dele.

 „Kemi rast që në në një shtëpi prej 100 deleve kanë ngordhur 50 dele, ndërsa nga buxheti komunal parat do të shkojnë në vaksinimin e gjithë kafshëve në territorin e Medvegjës“, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.

Kjo sëmundje nuk mund të bartet tek njerëzit, ndërsa e bartin mushkonjat dhe rriqërat. Shpërndahet tek kafshët kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqërave i bëhet e kaltër, pas të cilës kafsha nuk mundet me ngrënë dhe ngordh.

Burimi: Trupi Koordinues, Veçernje Novosti