Arkiva e lajmeve
                   

GJITHNJË E MË SHUMË EMIGRANTË DËSHIROJNË TË KTHEHEN NË SHTËPI

3. mars 2016.

Preshevë – Minitri për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale të Serbisë, Alleksandar Vulin, ka deklaruar se konsiderueshëm është rrit numri i emigrantëve të cilat nga Presheva dëshirojnë të kthehen në Greqi dhe Maqedoni, por edhe në vendet nga të cilat kanë ardhur.

Ai me rastin e vizitës së Qendrës për Pranim në Adashevcë theksoi se egzistojnë raste të njerëzve nga Afganistani, Siria por edhe nga Iraku të cilët thjesht dojnë të kthehen, dhe të cilët disa prej tyre, të cilët momentalisht gjenden në Preshevë, kërkojnë në mënyra që në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare bëhet kjo.

 „Ne do t`i ndihmojmë deri sa janë në territorin tonë, ndërsa përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare është që të sigurohet kthimi i sigurtë”, ka thënë Vulin.

Ai shtoi se gjatë ditës pritet ardhje e grupit të emigrantëve nga Presheva, në bashkëpunim me kuotatave të dakorduara.

 „Ne nuk mundemi që të lejojmë mbledhjen e njerëzve, por u sigurojmë lëvizje të lirë, ndërsa kjo nuk është diçka që vendos Serbia, porn ë këtë rast Kroacia dhe Sllovenia”, ka thënë Vulin.

Vulin tha se emigrantët në Serbi janë nën kontroll dhe se rrugën prej Preshevës deri në Shid gjenden rreth 1.000 njerëz.

Burimi: RTS dhe Trupi Koordinues