Arkiva e lajmeve
                   

GJERMANËT HAPIN FABRIKË NË VRANJË, KËRKOJNË PUNTOR

21. janar 2022.

Bujanoc - Beograd - Kompania e këpucëve "Haiks" nga Gjermania, së shpejti, dhe sipas premtimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, në muajin mars, do të hapë një fabrikë në Bunushevc afër Vranjës dhe do t'i ftojë të interesuarit të aplikojnë për punë.

Sipas portalit fjalës së lirë (Slobodna rec), janë hapur pozita në rrobaqepësi, përgatitje dhe qepje, dhe HAIKS u thotë të interesuarve që të aplikojnë dhe të dërgojnë CV-të e tyre, pavarësisht nëse kanë përvojë në këto pozita.

Në Vranjë, në disa lokacione u shfaqën tabela me ftesë për të interesuarit që të “bashkohen me familjen”, ku adresa zyrtare për regjistrim dhe emri i kompanisë: “HAIKS Oprema d.o.o Bunuševac bb”.

Megjithatë, kompania me atë emër ende nuk është e regjistruar në APR dhe nuk ka asnjë version serb të faqes.

Sipas deklaratave të mëparshme të portalit Nova.rs, kompania që duhet të shpëtojë situatën në Vranjë pas largimit të italianit Geox dhe largimit nga puna të rreth 1200 punëtorëve, operon në rajonin e Kroacisë. Është një kompani e themeluar në vitet 1940, pas Luftës së Dytë Botërore, si një kompani e vogël familjare për prodhimin e këpucëve, me qendër në qytetin bavarez të Meinburgut dhe aktualisht ka rreth 1700 punëtorë.

Ato prodhojnë pajisje HTZ, dmth. këpucë për pjesëtarët e shërbimeve të sigurisë (ushtri, polici, zjarrfikës, etj.).

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues