Arkiva e lajmeve
                   

GJENDJA “PAK MË E MIRË”

22. prill 2014.

Medvegjë-Leban-Leskoc – Kryeshefi i Repartit për Situata të Jashtëzakonshme në rrethin e Jabllanicës Miodrag Marjanoviq ka thënë se gjendja në terren sot është „më e mirë“.

„Në komunat Leban dhe Medvegjë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për t`i angazhuar gjitha forcat në dispozicion, mekanikën dhe njerëzit, për t`i përmisuar rrugët të cilat përrenjtë i kanë bartur“- ka thënë Marjanoviq.

Ai ka shtuar se në këto komuna deri më tani nuk ka shtëpi të përmbytura mirëpo ujë ka edhe në disa zona në oborr.

Në këto komuna uji ka sjell disa rrugë lokale jokarakteristike nëpër kodra ndërsa është lajmëruar edhe rrëshqitjet e tokës, ka thënë Marjanoviq. 

Ai ka shtuar se niveli i ujit në Veternik të Moravës Jugore „momentalisht është nën nivelin e mbrojtjes nga përmbytjet.

Marjanoviq theksoi se ka ende probleme në fshatin Lipovicë në të cilën uji, e cila ka dal prej lumit Jabllanica, ka përmbytur kryesisht oborret.

„Është duke u punuar që uji të largohet nga fshati dhe të kthehet në shtratin e lumit“, tha Marjanoviq.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues