Arkiva e lajmeve
                   

GJEJE KARrIERËN E PËRKRYER PËR VETE!

11. mars 2016.

Projekti “Ditët e karrierës”, i cili për njëzet e dy vite organizohet nga zyra lokale AISEC në Fakultetin Ekonomik në Beograd, vazhdon të ofroj ndihmë të rinjëve në rrugën e tyre në karrierën të cilën e ëndërrojnë. Është i njohur si panair nacional i trajnimeve, praktikës dhe punëve “Ditët e karrierës 2016”, dhe i cili do të mbahet më 15 dhe 16 mars në hotelin “Kraun Plaza”, në Novi Beograd.

Të rinjët do të kenë mundësi që të shoqërohen dhe të njihen me mënyrën e biznesit të pjesëmarrësve të kahmotshëm të panairit, i cili përfshin Delez Serbia, Merkator, Gebruder Vajs, PvC dhe TMF. Përveç kompanive të cekura, këtë vit në panair do të marrë pjesë edhe Air Serbia, Imixh 3, Tehnomanija, Proktor dhe Gembl, NLB banka, Sitel SBA dhe Leovit.

Vizitorët do të mundin ta përbëjnë biografin e tyre apo të korigjojnë mungesat e veta, në mënyrë që ato të jenë të vendosura në bazën e të dhënave të cilat janë të qasura në kompanitë e cekura në ditët e ardhshme. Ky lloj i komunikimit len hapësirë menaxherëve që në çdo kohë mund të kontaktojnë kandidatët për punë apo praktikë.

Inovacioni për këtë vit i panairit është “spid dejting”, i cili mundëson vizitorëve që të marrin pjesë në bisedat për punë, të bisedojnë me të punësuarit potencial dhe të tregojnë kualitetet dhe dëshirat e tyre për avansim, me të cilat rrisin shanset e tyre për fitimin e punës. Kompanitë pjesëmarrëse kanë theksuar se nota mesatare gjatë shkollimit nuk është e rëndësishme, gjithashtu as përvoja e kaluar, por dëshira që të rinjët dhe njerzit e arsimuar të punojnë në veten e tyre, gadishmëria që të mësojnë dhe arrijnë aftësi të reja, si dhe njohja e gjuhëve të huaja. Po nëse dëshironi që të dini diçka më shumë vizitoni ueb faqen AIESEC-it, si dhe në facebook.

AIESEC është rrjet global i studentëve i cili zhvillon potencialet lidere të të rinjëve dhe në mënyrë pozitive të ndikojnë në shoqëri. Me pjesëmarrjen e më shumë se 125 vendeve të botës, AIESEC-i përfaqëson organizatën më të madhe të udhëhequr nga studentët. Me programet e veta të praktikës internacionale dhe organizimin e projekteve edukative dhe shoqërore, AIESEC-i ofron mundësi të rinëjve për zhvillim profesional dhe personal.

Personi për kontakt:
Jellena Mihajlloviq
AIESEC Serbia Fakulteti Ekonomik
www.ef.aiesec.org.rs
+381 (0) 643970566
jelena.mihajlovic@aiesec.net

Burimi: AIESEC Serbia dhe Trupi Koordinues