Arkiva e lajmeve
                   

GAZETARËT E BUJANOCIT SHËNOJNË DITËN E LIRISË SË SHTYPIT

7. maj 2018.

Bujanoc - Gazetarët serbë dhe shqiptarë vlerësuan gjatë një tubimi për herë të parë në Bujanoc ku  u shënua Dita Botërore e Lirisë së Shtypit më 3 maj, se situata në media në Serbi nuk është mjaft e mirë, jo vetëm në aspektin e lirisë së punës por edhe të statusit financiar të gazetarëve.

Sipas të dhënave nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, komuna e Bujanocit është kampion në numrin e medias në krahasim më numrin e banorëve dhe të regjistruar janë 18 media lokale ndërsa numri më i madh i mediave 24 është i regjistruar në territorin e Vranjës.

Shefi i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Gjakomo Bozizio, tha se mediat janë një faktor i rëndësishëm në monitorimin e institucioneve në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe se mediat dhe gazetarët e lirë janë korrektuesit më të mëdhenj të shoqërisë në tërësi.

"Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të punojë edhe me strukturat  tjera të shoqërisë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në media, ndërsa vitin e kaluar së bashku me Ministrinë e Kulturës, punuam në përmirësimin e procedurave për mbështetjen e projekteve ", tha Bozizio.

Kryeredaktori i portalit të internetit në gjuhën shqipe Titulli.com Skender Saqipi tha se duke pasur parasysh presionet e ndryshme gazetaria objektive në gjuhën shqipe  është një mision i vështirë.

Ai tha se shumica e mediave në Bujanoc dhe Preshevë shërbejnë për të promovuar struktura të caktuara politike, ndërsa më pak promovojnë informacione me interes publik.

Ai shtoi se sulmet e hakerëve u raportuan rregullisht në polici, por asnjëherë nuk u ndoqën penalisht.

Liljana Stojanoviq nga agjensia rajonale Jugpres tha se mediat çdo ditë përballen me presione dhe kërcënime të ndryshme, dhe se gazetarët janë pjesa më e ndjeshme materiale e komunitetit.

Radoman Iric nga Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë tha se nw rrethin e Pçinjës janë regjistruar 64 media nga tw cilat 18 nw Bujanoc.

Gazetarët në takim si problemet në punë cituan se informacioni i publikuar nga njw media është marrë shpesh nga një tjetër pa cituar burimin e informacionit, se nuk ka solidaritet mes gazetarëve, ka kërcënime të drejtpërdrejta dhe financiare si dhe vetëcensurim nga frika e hakmarrjes të njerëzve të afërt me qeverinë.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është shpallur  më 3 maj 1993, kur u themelua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Burimi: Beta, Bujanovacke dhe Trupi Koordinues