Arkiva e lajmeve
                   

GARA E SIPËRMARRËSVE TË RINJ

15. tetor 2014.

Leskoc – Sot, 100 nxënës nga 21 shkolla të mesme të Serbinë juglindore kanë marrë pjesë në garën rajonale të nxënësve të shkollave të mesme në aftësitë sipërmarrëse “Sfidat e Biznesit”.

Do të garojnë nxënësit nga Aleksinca, Knjazhevca, Kurshumlija, Leskocit, Medvegja, Nishi, Piroti, Prokupla, Vllasotinca, Vuçja dhe Zajeçari, të cilëve do të jepet “sfida”, apo detyra e cila paraqet problem real të biznesit.

Me ndihmën e biznis volonterit, ekipet të krijuara nga nxënësit e shkollave të ndryshme duhen të gjejnë zgjidhje të problemit dhe të krijojnë biznis planin dhe prezentimin, i cili do t’i paraqitet anëtarve të jurisë dhe publikut.

Anëtarëve të ekipeve të para të plasuara do t’i sigurohet vend në finale nacionale, ndërsa ekipi fitues sëbashku me moshatarët nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, do të marrin pjesë në manifestimin “Sfidat biznesore të Ballkanit Perendimore”, i cili mbahet në Podgoricë në prill të vitit 2015.

 “Sfida biznesore” është lansuar me qëllim për të inkurajuar nxënësit e shkollave të mesme që të përdorin aftësitë në mënyrë inovative, për të përmirësuar frymën biznesore dhe për të rritur mundësitë për punësim.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues