Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR PARAQITJEN E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE PËR PJESËMARRJE NË PROGRAM / PROJEKT: PËRFUNDIMI I NDËRTIMIT TË OBJEKTEVE SPORTIVE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SERBISË "PËRFUNDO ATË QË KA FILLUAR"

13. gusht 2018.

Ministria e Rinisë dhe Sporteve ka shpallur ftesë për projektet/programet e propozuara :Përfundimi i ndërtimit të objekteve sportive në territorin e Republikës së Serbisë. Prioritet u jepet programeve / projekteve që kanë të bëjnë me financimin e punimeve në fushat e hapura sportive dhe qëndrat ku ndërtimi ka filluar, por nuk është përfunduar, dhe vendosja e tyre në përdorim.

Qëllimi i projektit është krijimi i kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përdorimi i objekteve sportive nga të gjitha kategoritë e banorëve.

Financimi i projektit do të planifikohet në buxhetin e Ministrisë për vitin 2018.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 7 shtatori 2018.

Informata shtesë mbi konkursin mund të merren duke dërguar  e-mail në adresën: projekti@mos.gov.rs, si dhe në http://www.mos.gov.rs/vest/ministarstvo-omladine-i-sporta-raspisuje-javni-poziv-za-prijavu-jedinicama-lokalnih-samouprava-rad-ucesca-u-programuprojektu-zavrsetak-izgradnje-sportskih-objekata-na-teritoriji-republike-srbije-zavrsi-zapoceto

Burimi: Ministria e Rinisë dhe Sportit dhe Trupi Koordinues