Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR DORËZIMIN E PROPOZIM PROJEKTEVE PËR MBËSHTETJE PËR PUNËSIMIN E TË RINJËVE DHE INKUADRIMIN SOCIAL NË HAPSIRAT E PAZHVILLUARA(AFATI: 8 MARS 2020)

21. janar 2020.

Si të aplikoni?

- Aplikimet duhet të dorëzohen ekskluzivisht në adresën e emailit: :rsoc.applications@unops.org

- Të gjitha formularët e domosdoshëm  për të aplikuar janë në dispozicion në fund të kësaj faqe.

Qëllimi i ftesës

Kontribuimi në punësimin e të rinjve dhe përfshirjen sociale të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuar përmes përmirësimit të mjedisit të biznesit në zonat e pazhvilluara të Serbisë duke i bërë bizneset lokale më të qëndrueshme dhe konkuruese dhe duke punësuar më shumë të rinj përmes mbështetjes së ofruar nga OPP përfitues.

Kush mund të aplikojë?

Organizatat e mbështetjes së biznesit dhe fondacionet e ndryshme.

Vlera dhe kohëzgjatja e projektit

Buxheti i përgjithshëm i kësaj ftese është  500,000  euro /550,000 dollarë.

Shuma minimale e grantit mund të jetë 20,000 EUR / 22,000 USD (në dinarë), ndërsa shuma maksimale mund të jetë 100,000 EUR / 110,000 USD (në dinarë).

Pjesëmarrja në kesh e  aplikantëve në ndarjen e kostove nuk është e detyrueshme për projektet e zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, ndërsa është e detyrueshme për projektet e zbatuara nga njësitë fitimprurëse në shumën prej 10% të totalit të kostove të pranueshme të projektit.

Zgjatja e projektit:  nga tetë (8) deri më12 muaj.

Informata shtesë mbi konkursin mundë ti merrni në  https://www.norveskazavas.org.rs/ktext/javni-poziv-za-dostavljanje-projektnih-prijedloga-za-podrsku-zaposljavanju-mladih-i-socijalnom-ukljucivanju-u-nerazvijenim-podrucjima

Burimi: Norvegjia për Ju dhe Trupi koordinues