Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR BLERJEN E TRAKTORIT TË RI NË 2020 (AFATI:29 MAJ 2020)

21. janar 2020.

Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave - Drejtorati për pagesa agrare ka shpallur  thirrje publike për të aplikuar me qëllim të përfitimit në blerjen e mjeteve gjegjësisht të traktorëve të ri në vitin 2020.

Kërkesa mbi miratimin në të drejtën mbi stimulim, aplikohet nga 6 janari deri më 29 maj të vitit 2020.

Mbështetja realizohet në bazë të kostove të pranueshme të investimit për blerjen e një traktori të ri të fuqisë së motorit deri në 60 kilovat (kw), me pjesë standarde, pajisjeve dhe  përfshirë edhe kabinën e traktorit, të përdorur për herë të parë për të kryer punë bujqësore në prodhimin bimor dhe të blegtorisë; që është  prodhuar në Republikën e Serbisë ose modeli i të cilit importohet nga furnitori  në gjendje të çmontuar dhe montohet në linjat e tij të prodhimit në Republikën e Serbisë para ditës së ftesës publike për të aplikuar për ushtrimin e së drejtës në subvencion.

Subvencionin mund ta përfitojnë  persona që janë regjistruar në Regjistrin e pronave bujqësore dhe zotërimet e të cilëve janë në status aktiv, përkatësisht:

 - person fizik - mbajtës i një prone bujqësore familjare;

- sipërmarrësi;

-ndërmarje shoqërore; një kooperativë bujqësore që ka të paktën pesë anëtarë të kooperativës të cilët janë regjistruar në Regjistër si mbajtës ose anëtarë të pesë fermave të ndryshme komerciale familjare me status aktiv.

Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, është e nevojshme që aplikanti në Regjistrin e pronave bujqësore të ket të regjistruar sipërfaqe toke nën prodhimin e llojeve të kulturave bimore që i përshtaten , ose fondi i duhur i bagëtive.

Mbështetja përcaktohen në 50 përqind të vlerës së investimeve të pranueshme të realizuara të zvogëluar për shumën të mjeteve në emër të tatimit në vlerën e shtuar, gjegjësisht në shumën prej 65% nga kjo vlerë në zonat me kushte të vështira pune në bujqësi. 

Shuma maksimale totale e mbështetjes që përdoruesi mund të marrë është 800.000 dinarë

Informacionet në lidhje me konkursin mundi ti merrni në telefonat Info-centar  të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujrave: 011 / 260-79-60 ose 011 / 260-79-61, si dhe në numrin e telefonit të Qendrës së kontaktit të Drejtorisë së pagesave agrare: 011/30 -20-100 dhe 011 / 30-20-101 çdo ditë pune nga 7:30 e mëngjesit deri në 15:30.

Informata shtesë mbi konkursin janë në:http://uap.gov.rs/wp-content/uploads/2020/01/Javni-poziv-za-podnoshenje-zahteva-za-ostvarivanje-prava-na-podsticaje-za-investicije-u-fizichku-imovinu-poljoprivrednog-gazdinstva-za-nabavku-novog-traktora-u-2020.-godini-1.pdf

Burimi: Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave dhe Trupi koordinues