Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PUBLIKE PËR APLIKIMIN E KANDIDATËVE PËR INSTRUKTORË

24. qershor 2022.

Enti republikan për statistika hap Ftesë publike për të gjithë kandidatët e interesuar që në periudhën prej 24 qershor (nga ora 9.00) deri më 3 korrik, 2022 (deri në ora 20.00) të aplikojnë për punë instruktori për nevoja të realizimit të Regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2022.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm në formë elektronike duke plotësuar aplikacionin në faqet e internetit në Entin republikan për statistika www.stat.gov.rs dhe popis2022.stat.gov.rs.

Detyrat e instruktorit

Instruktorët kanë obligim të marrin pjesë në trajnimin pesëditor, të përvetësojnë metodologjinë e Regjistrimit dhe punës në aplikacionet për grumbullimin e të dhënave dhe monitoringut, të realizojnë trajnimin pesëditor me kandidatët për regjistrues dhe në territorin për të cilin janë përgjegjës të përcjellin rrjedhën e regjistrimit, të kontrollojnë punën e regjistruesve të cilët iu janë caktuar, ti japin udhëzimet e duhura dhe ti ndihmojnë në punën dhe zgjidhjen e  situatave problematike gjatë regjistrimit. Në fillim, një instruktor është përgjegjës për monitorimin e punës së shtatë regjistruesve. 

Periudha e angazhimit

nga 23 gusht deri më 31 tetor, 2022

Vërejtje: gjatë kohës së trajnimit të kandidatëve për regjistrues, të përgatiten për punë në terren dhe gjatë realizimit të Regjistrimit në terren, caktimi i orarit të punës bëhet në përputhje me Planin e aktiviteteve dhe mund të përfshijë edhe punë gjatë vikendit. 

Kushtet e përgjithshme të cilat duhet ti plotësojë kandidati:

  • të ketë shtetësi të Republikës së Serbisë;
  • vendbanim ose vendqëndrim të paraqitur në Republikën e Serbisë;
  • të ketë mbushur së paku 18 vjeç në momentin e plotësimit të aplikacionit;
  • të ketë mbaruar të paktën shkollën e mesme katërvjeçare;
  • të mos jetë dënuar me burg prej më së paku gjashtë muaj, ndaj kandidatit të mos jetë inicuar ndonjë hetim dhe kundër kandidatit të mos jetë inicuar procedim penal. 

Kushtet e posaçme të cilat duhet ti plotësojë kandidati:

  • të posedojë aftësi pune në kompjuter (MS Office, internet) – parashikohet testimi i kandidatëve;
  • të ketë mundësi përdorimi të kompjuterit të vet dhe të ketë qasje në internet gjatë periudhës së angazhimit.

Me kandidatët e përzgjedhur lidhet:

  • Kontratë për punë të përkohshme dhe të kohëpaskohshme (personat e papunësuar, personat e punësuar me kohë pune të pjesshme, pensionerë pleqërie) ose
  • Kontratë për punë plotësuese (personat e punësuar me kohë pune të plotë tek punëdhënësi tjetër, respektivisht punëdhënësi i të cilit nuk është Republika e Serbisë).

SHËNIM I RËNDËSISHËM: Enti nuk mbanë përgjegjësi për humbjen eventuale të së drejtës së punësimit që mund të ndodhë për shkak të ndryshimeve në statusin e tyre të punësimit dhe përfitimet e punësimit (p.sh.: pezullimi i pagesës së pensionit familjar, kompensimi për raste papunësie, etj.).