Arkiva e lajmeve
                   

FTESË-PROGRAMI PËR MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË PAKICAVE (AFATI: 4 NËNTOR 2019)

29. tetor 2019.

Instituti për Çështje Evropiane, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Republikën e Serbisë, organizon programin "Mbrojtësit e pakicave në Serbi" http://iea.rs/en/blog/2019/10/24/poziv-za-ucesce-na-treningu/ i cili do të mbahet nga 26 nëntori deri më 1 dhjetor 2019 në Kragujevac.

Programi përqendrohet në rëndësinë dhe mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe synon të ofrojë mundësi për avokatët e rinj, avokatët, studentët e drejtësisë dhe të diplomuarit kohë ma parë në drejtësi që të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e të drejtave të njeriut në Serbi dhe në këtë mënyrë të përmirësojnë aftësitë që do të nevojiten në biznesin që ata kryejnë ose do ta kryejnë.

Moduli tre-mujor përbëhet nga gjashtë ditë trajnim, organizimi i edukimit nga bashkëmoshatarët, paraqitjet në media dhe shkrimi i propozimeve praktike të politikave. Trajnimi i parë është krijuar posaçërisht për avokatët e rinj, avokatët, studentët e drejtësisë dhe të diplomuarit kohë ma parë në drejtësi.

Studentët e drejtësisë, avokatët e rinj, avokatët dhe prokurorët nga Serbia janë të ftuar të bëjnë kërkesë për të marrë pjesë në program. 20 pjesëmarrës do të përzgjidhen sipas motivimit të tyre, parimeve të shpërndarjes rajonale, diversitetit kulturor dhe gjuhësor dhe barazisë gjinore. Anëtarët e rinj të pakicave kombëtare, fetare dhe të tjerë inkurajohen veçanërisht të aplikojnë për trajnim.

Programi përfshin trajnime që konsistojnë në ligjërata, punëtori, diskutime me pjesëmarrës nga profesorë të universitetit, avokatë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe institucione mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe zbatimin e tyre në praktikë dhe aktivitete pas trainimit. Trajnimi gjithashtu përfshin vizita në institucione të rëndësishme për trajnime siç janë gjykata, Avokati i Popullit dhe të ngjashme.

Trajnimi përbëhet nga pesë ditë pune me një axhendë shumë intensive.. Brenda çdo dite organizohen katër njësi, të cilat zgjasin 90 minuta secila.

Pas trajnimit, pjesëmarrësit janë të detyruar të mbajnë së paku një edukim bashkëmoshatar të kenë paraqitje në media dhe të shkruajnë propozime praktike të politikave mbi temat e përfshira nga programi.

Formulari i aplikimit i plotësuar, , i cili është në dispozicion në faqen e internetit të Institutit për Çështje Evropiane (http://iea.rs/) nën seksionin "Konkurset aktuale" dhe në "Formularin e Aplikimit" nën projektin "Mbrojtësit e pakicave, "duhet të dërgohen në mrd@iea. deri më 4 nëntor 2019 në ora 10:00 . Lista e pjesëmarrësve të përzgjedhur do të publikohet deri më 7 nëntor 2019. Organizatori do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur në 5 nëntor  prej orës 11:00 deri në ora 16:00.

 Kandidatëve të përzgjedhur do ti ndahet një bursë të njëhershme që do të mbulojë të gjitha kostot e akomodimit, transportit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e programit.

Nëse keni ndonjë pyetje shtesë  në lidhje me programin, ju lutemi dërgojini ato në mrd@iea.rs

Burimi: Instituti për Çështje Evropiane dhe Trupi koordinues