Arkiva e lajmeve
                   

FTESË – PËRGADITJA E IPA II PROGRAMIT TË BASHKËPUNIMIT TERRITORIAL TË UNIONIT EUROPIAN ME REPUBLIKËN E SERBISË DHE REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR PERIUDHËN PREJ VITIT 2016 DERI 2020

10. mars 2016.

Në vazhdë është përgaditja e IPA II programit të bashkëpunimit territorial të Unionit Europian me Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë për periudhën prej vitit 2016 deri 2020

Ju ftojmë që të jepni kontributin e juaj në këtë proces të rëndësishëm dhe me plotësimin e pyetësorëve të dërguar të ndihmoni që sa më mirë të shikohen nevojat i programit territorial.

Ju kujtojmë që nevojat e përshkruara identifikuse dhe kualitative të çojnë deri tek prioritetet e definuara mirë, të cilët pastaj do të propozohen për finansim në kuadër të programit të bashkëpunimit territorial – ndërsa ju, si përdorues pontecial ose bashkëpuntorë të përhershëm,  jeni të duhurit që të na tregoni gjendjen reale të gjërave.

Në dokument gjendet pyetësori në gjuhën serbe, i ndarë në dy pjesë (pjesa e parë i përket organeve lokale, ndërsa pjesa e dytë në trupa të cilat nuk janë pjesë e organeve lokale), kështu që mund ta zgjidhni se cili më shumë iu konvenon. Përveç kësaj, ju inkurajojmë që t`ia dërgoni këtë lajm të gjithë personave dhe institucioneve të cilat mendoni se mund të kontribuojnë në shikimin e mirë të nevojave të programeve të caktura territoriale.

Pyetësori në gjuhën serbe është i qasur këtu: http://razvoj.gradjanske.org/index.php?option=com_content&view=article&id=757:poziv-priprema-ipa-ii-programa-teritorijalne-saradnje-evropske-unije-izmedu-republike-srbije-i-republike-makedonije-za-period-od-2016-do-2020-godine&catid=24&Itemid=101

Ju lutemi që pyetësorin e plotësuar sa më parë t`a dërgoni në këtë adresë:
cbc-srbmk@seio.gov.rs .

Pyetësorin mund edhe ta shtypni dhe ta dërgoni me post në këtë adresë:
Zyrës për Integrime Europiane të Republikës së Serbisë
Sektorin për bashkëpunim programe ndërkufitar dhe transnacional
Nemanjina 34, Beograd
me shënimin: UPITNIK/SVOT ANALIZA"

Për të gjitha informacionet e detajuara, personin kontaktues në Sektorin për bashkëpunim programe ndërkufitar dhe transnacional të Zyrës për Integrime Europiane të Republikës së Serbisë është Snezhana Novkoviq, tel: 011/3061-164, adresa elektronike: snovkovic@seio.gov.rs

Burimi: Iniciativat qytetare dhe Trupi Koordinues