Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR TRAJNIM “PROMOTERËT E INKLUZIONIT SOCIAL” PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME ME HENDIKEP (AFATI: 31.10.2019)

21. tetor 2019.

Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuara (USH) fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme me aftësi të kufizuara të regjistrohen në trajnime që do t'i fuqizojnë që ata të bëhen promotorë dhe promotore të përfshirjes sociale.

Trajnimi do të përfshijë tema të barazisë, vetë-mbrojtjes, si dhe pavarsisë. Të trajnuarit do të jenë të fuqizuar të arrijnë qëllimet e tyre, të kapërcejnë pengesat dhe të luftojnë për të barazuar kushtet pasi ata vazhdojnë arsimimin e tyre.

Биће одржана два тренинга:

  1. У Вршцу од 7. до 9. новембра, за средњошколце са севера Србије.

Do të ketë dy seanca trajnimi:

1. Në Vrnjaçka Banja, nga 14-16 nëntori, për nxënës të shkollave të mesme nga jugu i Serbisë

2. Në Vërshac, 7-9 nëntor, për gjimnazistët nga veriu i Serbisë.

USH mbulon të gjitha shpenzimet e transportit dhe të vendosjes për pjesëmarrësit.

Pas trajnimit, kandidatët do të kenë për detyrë të organizojnë aktivitete në shkollën e tyre për të promovuar përfshirjen sociale. Në organizimin dhe zbatimin e këtij aktiviteti, ata do të kenë mbështetjen e një mentori bashkëmoshatar i cili do t'i udhëzojë, këshillojë dhe vizitojë ata. Shoqata e Studentorë me Hendikep do të sigurojë të gjithë mbështetjen financiare dhe logjistike.

Nga trainerët e vegjël të trajnimit u kërkohet të paraqesin pëlqimin e prindërve. Formulari i pilqimit të prindërve është në dispozicion në https://ush.rs/obrazac_saglasnosti_roditelja/

Shoqata e Studentëve me Aftësi të Kufizuara do të sigurojë arsyetimin e mungesës.

Regjistrimi bëhet duke paraqitur formularin e kompletuar të aplikimit, i cili është në dispozicion në on https://ush.rs/prijavni-formular-promoteri-socijalne-inkluzije/, në adresën e prijave@ush.rs, deri më 31.10. 2019.

Trajnimi zbatohet në kuadër të projektit "Mentorimi moshatar në mbështetje të të rinjve me aftësi të kufizuara në një shoqëri gjithëpërfshirëse", i është mbështetur nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve.

Burimi: ush.rs dhe Trupi Koordinues