Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR TRAJNIM NË FUSHËN E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK

3. shkurt 2016.

TACSO Qendra për Resurse e Iniciativave Qytetare (TACSO RC GI), me mbështetjen e zyrës TACSO në Serbi, nis trajnimin e programit të gjeneratave të reja të trenerëve për procesin e planifikimit strategjik në organizimin e shoqërisë civile. Qëllimi kryesor është forcimi i shoqërive civile përmes kontributit të proceseve të planifikimit strategjik të organizatave individuale dhe rrjetit të organizatave të shoqërisë civile në plotëshmëri kanë krijuar potencialet e tyre për ndryshimet shoqërore në fushat në të cilat veprojnë. Pritet që Programi të realizoj rezultatet në vijim:

  1. Fuqizimi i individëve është që me sukses të përgjigjen në nevojat e organizatave të shoqërisë civile në lidhje me planifikimin strategjik 2.
  2. Promovimi i trajnerëve, aftësive dhe detyrimeve të tyre në kuadër të shoqërisë civile
  3. Fuqizimi i trajnerëve të bazës Qendrës Resurse TACSO të Iniciativave Qytetare

Programi do të zhvillohet në dy module të trajnimit (dy herë nga tri ditë trajnim) dhe mentoring mbështetës, në kuadër të cilit do të prezantohen teknikat dhe mjetet e nevojshme për planifikim strategjik të suksseshëm, me qëllim të forcimit të aftësive të trajnerëve të ardhshëm. Në periudhën në mes dy moduleve kandidatët do të kenë mundësi që të angazhohen përmes përpilimit të detyrave, e cila është e suksseshme në plotësimin e njërit nga kushtet për vazhdimin e pjesëmarrjes në program. Detyrat do të përbëhen nga puna e organizatat konkrete të shoqërisë civile në përpilimin e dokumenteve strategjike, por përmes përkrahjes të mentorimit të ekspertëve të TACSO RC GI. Trajnerët në punën e tyre të ardhshme do të zbatojnë standartin e TACSO RC GI. Detyra kryesore e trajnerëve do të jetë përpilimi i Planit Strategjik të njërës organizatë ose rrjeti të shoqërisë civile (individuale apo sipas zgjedhjes). Kandidatët të cilët me sukses i kryejnë trajnimet do të fitojnë çertifikatë.

Realizimi është planifikuar për peridhën në mes shkurtit dhe majit të vitit 2016. Moduli i parë do të mbahet prej 26 deri 28 shkurt, në Beograd, ndërsa i dyti gjatë prillit të vitit 2016 (treminin précis të mbajtjes së modulit të dytë do të caktohet me kohë).

Në këtë trajnim do të përfshihen 20 kandidatë. Kandidatët duhen të plotësojnë këto kushte:

  • Njohja kryesore e procesit të planifikimit strategjik
  • Njohja e funksionimit kryesor dhe punës së organizatave dhe rrjeteve civile
  • Egzistimi i aftësive themelore në terren (aftësisë së prezentimit dhe lehtësimit)
  • Sensibiliteti për punë me grupet e prekshme dhe të margjinalizuara

Zgjedhja do të bëhet nga komisioni në bazë të CV-së dhe formularit aplikues. Komisioni ka të drejtë që disa kandidatë t`i thërras në bised për vlerësim shtesë të kualifikimeve të fundit.

Pritjet e ndërsjellta të detajuara dhe detyrimet e pjesëmarrësve dhe organizatorëve do të vërtetohen pas procesit të selektimit. TACSO Qendra për Resurs e Iniciativave Qytetare bartë të gjitha harxhimet e trajnimit për trajnerët (rrugën deri tek vendi i caktuar, akomodimin, ushqimin, materialin për punë).

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten duke mbushur pyetësorin упитника (https://docs.google.com/forms/d/1CXcBd2Pf2EbalsEV3MmJ71c_aXAA-l6ng1-FawfTep0/viewform?c=0&w=1) dhe duke dërguar CV-të në mailin info.rs@tasco.rs deri më 16 shkurt 2016. Për të gjitha pyetjet shtesë mund t`i drejtoheni në adresën e cekur ose përmes telefonit 011/3284188 – Bojana Sellakoviq.

Kandidatët e zgjedur do të njoftohen rreth rezultatit të selektimit të kandidatëve deri më 19 shkurt 2016.

Burimi: TASCO Qendra për Resurse e Iniciativave Qytetare dhe Trupi Koordinues