Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA

5. tetor 2010.

Kryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq të mërkurën në Bujanoc takohet me përfaqësuesin e lartë të OSBE-së për pakica kombëtare Knut Volebek.

Ministri i pushtetit lokal dhe kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Milan Markoviq, të mërkurën më 06 tetorë në ora 12.30 në Bujanoc do të takohet me përfaqësuesin e lartë të OSBE-së Knut Volebek.

Ata do të marrin pjesë në takimin e Grupit të posaqëm punues për sigurimin e kushteve për hapjen e shkollave së larta në Preshevë dhe Bujanoc. Plani i Trupit Koordinues është që në tetorë të vitit 2011 të hapet edhe një shkollë e lartë për tri komunitetet.

Plani i vizitës:


12.30 – 13:00 – Kryetari i Trupit Koordinues, përfaqësuesi i lartë OSBE-së për pakica kombëtare Knut Volebek dhe ndihmësministri i arsimit Zoran Kostiq do të marrin pjesë në takimin e Grupit të posaqëm punues në Press qendrën e Trupit Koordinues në Bujanoc (mediave u është e lejuar që të bëjnë përcjelljen me kamera fillimin e takimit),

13:30 – 14:00 – Konferenca për gazetarë e Kryetarit të Trupit Koordinues Milan Markoviq, përfaqësuesit të lartë të OSBE-së për pakica kombëtare Knut Volebek dhe ndihmësministrit të arsimit Zoran Kostiq në Press qendrën e Trupit Koordinues në Bujanoc.

Për informata më të hollësishme mundë të kontaktoni Milica Rodiq në e-mail adresën: milica.rodic@kt.gov.rs ose në tel 063 10 50 713.