Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA: “ZHVILLIMI I SIPËRMARRËSISË RINORE NË MJEDISET RURALE”

5. dhjetor 2016.

Medvegjë, Leban, Bojnik – Në konferencën për gazetarë, përfaqësuesit e shoqatës “Lëvizja e forcave rinore të Lebanit”, kanë prezentuar projektin “Zhvillimi i sipërrmarrësisë rinore në mjediset rurale”, të cilin e financon Ministria e Sportit dhe Rinisë së Republikës së Serbisë në kuadër të konkursit public për programet dhe projektet në realizimin e qëllimeve të strategjisë nacionale për të rinj.

Projekti “Zhvillimi i sipërmarrësisë rinor në mjediset rurale”, do të filloj më 13 dhjetor në tribunën në Boshnjacë dhe do të zgjasë 6 muaj.

Ky projekti ka detyrë që të aktivizoj dhe motivoj të rinjët nga mjediset rurale në segmentin e punësimit, por edhe të ngris dituritë e tyre në fushën e sipërmarrësisë, sipërmarrësisë rurale dhe prodhimit organic, është thënë në konferencë.

 “Pjesa e parë e aktiviteteteve projektuese përfshin organizimin e tribunave në bashkësitë lokale, në mënyrë që të rinjët të informohen rreth projekteve dhe mundësive për paraqitje në trajnime, ndërsa pas kësaj do të kryhet edhe selektimi i 80 të rinjëve, të moshës prej 15 deri 30 vjeç, të cilët do të kalojnë përmes edukimit për fillimin e bizneseve dhe përpilimin e biznes planeve, prodhimit organic dhe sipërmarrësisë së turizmit rural”, tha Ivan Joviq, koordinatori i projektit.

Partner në realizimin e këtij projekti, vlera e të cilit është 1.300.000 dinarë, janë Zyrat për të Rinj të komunave Leban, Bojnik dhe Medvegjë, si edhe Shërbimi Nacional për Punësim.

„Efektet e pritshme të këtij projekti janë që më sëpaku 80 të rinj nga mjediset fshatare të kalojnë këtë trajnim dhe të fitojnë çertifikata, me të cilat më vonë më lehtë ta drejtohen fondeve egzistuese dhe të konkurojnë për mjetet e pakthyeshme, ndërsa ato çertifikata do të njihen nga ana e Shërbimit Nacional për Punësim”, ka shtuar Joviq.

 “Njëri ndër prioritetet e Zyrës për të Rinj është pikërisht punësimi dhe vetëpunësimi i të rinjëve, gjë që është një lajm i mirë që egziston një shoqëri e cila mund të realizohet në këtë lloj të projektit. Me mu pajtohen edhe kolegët nga zyrat e tjera, nga Bojniku dhe Medvegja, kështu që në të ardhmen me kënaqësi do të marrim pjesë në realizimin e këtij dhe projekteve tjera”, tha Ivica Bogdanoviq, koordinatori i Zyrës për të Rinj në Leban.

Të gjithë personat e interesuar, të moshës prej 15 deri 30 vjeç, nund të marrin informacione shtesë rreth këtij projekti në shoqatën “Lëvizja e forcave rinore të Lebanit”, apo në faqen e facebookut të tyre, si edhe në Zyrat për të Rinj në komunat Leban, Bojnik dhe Medvegjë.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues