Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA – 29.11.2018

29. nëntor 2018.

Ju ftojmë të premten më 30 nëntor, në ora 14:30 minuta, në Paralelen e Fakultetit Ekonomik nga Subotica në Bujanoc, në sallën numër tre në katin e parë, të merrni pjesë në nënshkrimin e kontratave me sipërmarrësit të cilëve në konkursin e Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë iu janë ndarë mjetet e pakthyeshme për subvensionimin e subjekteve ekonomike të mesme dhe të vogla, sipërmarrësve dhe kooperativave bujqësore.

Këtë vit do të ndahen 16 subvensione sipërmarrësve nga këto tri komuna. Të pranishmëve do t`i drejtohet Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, Shqiprim  Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës dhe përfaqësuesit e firmave të cilave iu janë ndarë subvensionet.

Pas fjalimit janë të parapara deklaratat për media.