Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA 24.10.2013

24. tetor 2013.

Ju ftojmë që të premtën më 25 tetor në ora 12:00 në Qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc të merrni pjesë në “Orën Olimpike” i cili do të organizohet për nxënësit e shkollave fillore nga Bujanoci, nëpërmjet pesë punëtorive. Mysafir special i fëmijëve do të jetë Kryetari i komitetit Olimpik, Vllade Divac dhe nënkryetari i komitetit Olimpik, Zharko Paspal, i cili atë ditë do të vijë në Bujanoc që të prezentojë në orët që do të mbahen me fëmijët. Komimiteti Olimpik i Sërbisë dhe Fondi i sportit dhe olimpiadës, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës Sërbisë për komunën Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe komuna e Bujanocit, organizojnë “Orë Olimpike” me qëllimin që fëmijëve t’i tërheqin vëmendjen se sa është e rëndësishme të merren me sport, të zhvillojnë njohuritë dhe dituritë, kultivimin e guximit dhe trimërisë, miqësinë, punën ekipore, si dhe kuptueshmërinë, respektin dhe pranimin e dallimeve.

Ardhja e mysafirëve është planifikuar në ora 11 e 45 minuta, atëherë kur Divac, Paspal dhe kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq, do të takohen me kryetarin e komunës së Bujanocit, Arifin. Më pas, në ora 12 në Qendrën sportive “Rinia” është paraparë fillimi i orës Olimpike ku do t’i drejtohen mysafirve dhe nikoqirëve. Në ora 12 e 15 minuta janë të parapara deklaratat për media.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, do të marrë pjesë atë ditë në varrimin e policit të rënë tragjikisht, Goran Gjorqeviq-it.