Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 20.11.2014

19. nëntor 2014.

Ju ftojmë që të enjten më 20 nëntor, në ora 12, në sallën e vogël të Shtëpisë së kulturës në Bujanoc të merrni pjesë në dorëzimin e kontratave përfaqësuesëve të kompanive të vogla dhe të mesme nga komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët në konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme kanë marrë të holla.

Buxheti i planifikuar ishte 60 milion dinarë, janë ndarë 51 milion dinarë dhe këto mjete i`u janë ndarë 21 kompanive në këto tri komuna.

 „Me këtë program Qeveria e Republikës së Serbisë përmes Trupit Koordinues, synon t`a ndihmojë zhvillimin ekonomik të këtyre komunave, në mënyrë që ndërmarrësia e kësaj pjese të bëhet konkurente, tha Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe theksoi se para së gjithash konkursi ka synim që të nxisë punësimin“.

Për mjetet e pakthyeshme kanë mundur të konkurojnë biznismenët të cilët kanë seli të kompanive në këto komuna, më së paku dy të punësuar, të cilëve llogaria nuk është në bllokad dhe as të jetë filluar procedura e falimentimit dhe firmat të cilat egzistojnë së paku që dy vite

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues dhe përfaqësuesëve të kompanive të vogla dhe të mesme, në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe kryetarët e tri komunave.

Pas dorëzimit të kontratave janë të parapara deklaratat për media.