Arkiva e lajmeve
                   

FTESË PËR MEDIA - 18.03.2015

18. mars 2015.

Ju ftojmë që të enjten, më 19 mars, në ora 12, të ndjekni vizitën e kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, vizitë e cila do t`i bëhet komunës së Medvegjës.

Në ora 12, kryetari i Trupit Koordinues do të takohet me kryetarin e Bashkësisë Lokale të Banjës së Sijarinës, Dragan Deniqin dhe me banorët, takim i cili do të mbahet në sallën e hotelit „Gejzer“.

Pas takimit në ora 13 e 40 minuta janë të planifikuara deklaratat për media.

Në ora 14, është paraparë që kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Medvegjës, Dragisha Petroviq dhe drejtoresha e Spitalit Special për Rehabilitim „Gejzer“, Dobrica Purenoviq, të vizitojnë Banjën Romake e cila ka është shkatërruar nga përmbytjet e vitit 2014 dhe nga rrëshqitjet e tokës përreth.

Pas kësaj vizite, në ora 14 e 35 minuta është planifikuar takimi me drejtoreshën e Spitalit Special për Rehabilitim „Gejzer“.